Edi Rama: Piramida vijon të bëjë për vete median ndërkombëtare

Gazeta prestigjioze spanjolle “El Pais” i ka kushtuar një artikull Piramidës së Tiranës, e cila është transformuar në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale artikullin e botuar nga “El Pais”.

“Piramida vijon të bëjë për vete median ndërkombëtare. Këtë herë “El Pais”, një artikull të dedikuar për të dhe jo vetëm”, shkruan Rama.

Në artikullin e “El Pais” thuhet se gati katër dekada pas vdekjes së Enver Hoxhës, udhëheqësit që e ktheu Shqipërinë në një nga vendet më të izoluara të Europës, turizmi ka përjetuar një rritje shumë të shpejtë në muajt e fundit.

“Numri i vizitorëve të huaj në maj ishte 2,5 herë më shumë se në të njëjtin muaj të 2019. Vendi i vogël ballkanik ka tejkaluar shifrat e para pandemisë që nga vjeshta e vitit 2021, ndërsa destinacionet kryesore turistike si Franca dhe Italia nuk kanë arritur ende të kthehen në nivelet e mëparshme. Shqipëria ofron çmime të përballueshme, ujëra të pastër kristal dhe ekzotizëm. Këto janë themelet e fushatës së marketingut digjital që ka tërhequr mijëra turistë këtë verë, në një vend me një popullësi prej 2,8 milionë banorësh, të cilit i është dashur të rekrutojë më shumë punëtorë nga India, Bangladeshi dhe Pakistani, mes vendeve të tjera, për të përmbushur rritjen e kërkesës”, theksohet në artikullin e “El Pais”.

Në artikullin e “El Pais” thuhet se “Shqipëria regjistroi një rritje prej 45 % nga viti në vit, në numrin e lejeve të ndërtimit në vitin 2021, duke reflektuar një tendencë rritëse që, sipas të dhënave të qeverisë, u kryesua në vitin 2022 nga sektori i hotelerisë, i cili regjistroi një rritje prej 55 % në biznes”.

Sa i përket bujqësisë gazeta shprehet se ky sektor ka përfaqësuar tradicionalisht burimin kryesor të punësimit, por tashmë është kthyer edhe në një gjenerues të këmbimit valutor.

“Të dhënat e eksportit bujqësor kishin filluar të rriteshin para pandemisë, në 2017 dhe 2018. Më pas u rikuperua në vitin 2022 dhe ka ecur kryesisht mirë në vitin 2023”, tha Meleq Hoxhaj, një studiues i pavarur dhe bashkautor i një pune kërkimore mbi lidhjen midis globalizimit dhe papunësisë në Shqipëri”, thuhet në artikull./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

POEZI NGA LINDITA AHMETI: SHQIPËRIA IME

Shqipëria është krijuar në fund të qershorit nga drita e xixëllonjave
kur dalin si fenerë të imtë magjikë dhe i mbulojnë male e fusha,
sa bëhet gati të ulet në fron perëndesha florë në mbrëmjen hyjnore
e ta shpërndajë erën e mirë të trëndafilave e të luleve alba,
të cilat ia bëjnë me dije erebit se nuk mund të ketë vend në këtë të vërtetë,
sepse këtu vazhdimisht çelësin do ta ketë në dorë vetëm aurora.

Shqipëria është krijuar nga ëndrra më e mirë e rrufetarit, mu pranë detit,
duke e lënë aty shqiponjën e bardhë të bëjë roje
në shtëpinë e gurtë të Kadmit e të Harmonisë, që u caktuan të jenë të Parët Mitikë
e që shpikën lule e shpërndanë shkronja për librin e parë nga Sharri nga Tomorri  nga Bjeshkët e Nemuna.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult