Edi Rama: “Po ku ka si ty o Shqipëria ime”

Përgjatë vitit që lamë pas, i pari i Qeverisë shqiptare, Edi Rama në podcastin “Flasim” ka ftuar përballë tij figura të njohura të kulturës, politikës, modelimit, sportit e fusha të tjera.

Shumë nga ta treguan për historinë e tyre, vështirësitë dhe arritjet nëpër vende të tjera të botës, e shumë të tjerë për sukseset e arritura në Shqipëri dhe transformimi dhe puna e mirë që po bëhet në vendin e tyre.

Përmes videos që ka shpërndarë Rama në rrjetet sociale, të titulluar “Po ku ka si ty o Shqipëria ime”, po i ndajmë shkurtimisht disa nga to.

Sopranoja e njohur, Ermonela Jaho, tregoi se si të huajt e pyesin për Shqipërinë se si ka qenë, derisa tregoi edhe përgjigjen që u jep atyre.

“Të huajt pyesin për Shqipërinë. Gjimonë fillojnë me atë, si ka qenë Shqipëria. Aa i them, ka qenë, por shikoni këtë vit është bërë një atraksion turistik, jo vetëm këtë vit, por këtë vit ka qenë një ‘boom turistik’ dhe nuk është vetëm turistik, por edhe kulturor”.

Futbollisti Elseid Hysaj, foli për vështirësitë që shqiptarët kanë pasur në fillet e tija në sport, dhe lehtësimet që janë bërë tani.

“Njerëzit, trajnerët, duhet të besojnë edhe tek ne, se dikur e kanë pasur shumë të vështirë të futej një shqiptar në Itali, futet braziliani para shqiptarit, sepse gjithmonë na kanë mbajtur si një shtet i vogël. Nuk është se kemi pasur zë shumë, gjithmonë kemi pasur këto probleme, por tashmë me të vërtetë po dëgjojmë gjithmonë shqiptarë të rinj që dalin”, u shpreh Hysaj.

Ndërkaq futbollisti tjetër i Kombëtares, Frederik Veseli u shpreh se, “ në Evropian duhet t’i tregojmë edhe të tjerëve se me të vërtetë jemi të fortë si skuadër, si popull.

Artisti Luiz Ejlli, tha në podkast se “është hera e parë që ndoshta Shkodra ka zgjedhur me tru, me mend, jo me zemër. Pra ka parë Benetin, ka pa Shkodrën, ecurinë e saj 30 e ca vjet dhe ka thënë ore po mirë, pse jo”.

Tenori kosovar Ramë Lahaj foli ndër të tjera për zhvillimin e Tiranës, bile tha se është zhvilluar shumë, dhe ka marrë formatin e një metropoli.

Videon e plotë mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult


zija çela- darka e gabuar plasari
Ismail Kadare

Lexo edhe:

LLORA, POEZI NGA ISMAIL KADARE

Llora nga Ismail Kadare

-I-

Prapë m’u kujtove, Llora.
Dashurinë tonë të shkuar
Prapë ripërtyp
Si demi që ripërtyp barin e livadheve të largët
Natën
Në grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripërtyp
Atë asfalt e zhavorr të zi kërrcitës,
Boritë dhe katrorët mizëri të taksive,
Tabelat e kafeve plot dritë,
Afishe, stacione metrosh
Ku me ty brodha
Nofullat e zemrës
Më dhëmbin
Llora.

-II-

Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i një shkretëtire.
Llora,
Më ka marrë malli,
Mall bojë hiri.
Tani nata si një mbulesë vigane
qëndisur me drita anëve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja në perëndim,
Na mbulon e shqetësuar.
Ne shtrihemi nën të,
Si në ethe zbulohemi
Të ndarë,
Të largët,
Të vetmuar.
Pati netë
I qullur nga stuhia jote
Heshtja pranë teje dhe pasjonit të marrë
Mbërthyer mbi krahët dhe këmbët e tua
Si mbi një kryq të madh
Të bardhë.
Në fillim e mora kaq lehtë.
Madje s’thosha as fjalën “dashuri”.
S’e dija se dhjetë vjet me i ri se Krishti
Do të kryqëzohesha mbi ty.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult