Edi Rama viziton në Prishtinë ekspozitën e artistit Alban Muja

Në mbyllje të vizitës njëditore në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi në Galerinë e Arteve ekspozitën e artistit bashkëkohor kosovar, Alban Muja.

“Në mbyllje të vizitës edhe ‘ëmbëlsira në fund’ në ekspozitën e një talenti të madh si Alban Muja, në Galerinë e Arteve”, tha Rama.

Ekspozita e Mujës “Whatever happens, we will be prepared” qëndron e hapur në Galerinë e Arteve në Prishtinë prej mesit të këtij muaji.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më datë 2 nëntor 2021.

Në këtë ekspozitë krahasohen përzgjedhje të larmishme të veprave ekzistuese si dhe të veprave të reja të Mujës. Dhe për herë të parë në Kosovë shfaqet projekti “Family Album”, (Albumi familjar), i cili e përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venecias në vitin 2019.

Muja përdor një sërë mediumesh duke përfshirë këtu filmin, fotografinë, pikturën, grafikën dhe skulpturën. Shpesh duke trajtuar tema komplekse dhe të çuditshme të cilat ai i zgjedh para shikuesit./ATSH

————————————————————————————————-

LEXO EDHE: Shprehja e George Bushit për Kosovën- instalacioni i veçantë në Tiranë

Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e presidentit George Bush për pavarësinë e Kosovës është përkujtuar përmes një instalacioni në kryeqytet.

“Enough is Enough” është një vepër arti publik e artistit Alban Muja, e cila lind prej deklaratës së bërë prej presidentit George W. Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 2007. “Ka ardhur koha, madje sa më shpejt, që të themi “Mjaft më!” (Enough is enough!), Kosova është e pavarur!”, duke i dhënë një mesazh të qartë të gjithë politikës ndërkombëtare. Por edhe duke rikujtuar edhe një herë fatet e lidhur të Kosovës e Shqipërisë.

Kjo vepër është një skulpturë në hekur

E para e këtij lloji për artistin bashkëkohor Alban Muja, kjo vepër është një skulpturë në hekur e cila. Si një urë, lidh dy brigjet e lumit të Lanës, në një prej zonave më urbane të kryeqytetit.

Vepra, që më shumë se një instalacion është mirëfilli një skulpturë, e përbërë prej gërmave formuese të togfjalëshit “Enough is Enough”. Është rreth 17.5 metra e gjatë dhe secila gërmë 1,8 metra e lartë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU