Edi Shukriu, pjesë e Antologjisë së poeteve shqiptare “Magma”

edi shukriu

Edi Shukriu është pjesë e Antologjisë së poeteve shqiptare “Magma”, përpiluar dhe përkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB “Littera”, Prishtinë.

Edi Shukriu, u lind më 1950 në Prizren. Shkrimtare, anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave, profesor universitar.

Krijimtaria letrare e saj përfshinë shtatë libra me poezi, tri drama dhe një roman.

Është arkeologja e parë dhe shkrimtarja e parë shqiptare në Kosovë. Botoi përmbledhjen me poezi Sonte zemra ime feston që ne vitin 1972. Anëtare e PEN qendrës së Kosovës (2004-) dhe nënkryetare e saj (2009-), anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1973). Ishte shkencëtare vizituese në Universitetin e Harvardit. Mori pjesë në International Writing Program 2005, University of Iowa, USA (2005). Përfaqësohet në antologjitë e autorëve shqiptarë e të huaj.

Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa nga viti 2013 anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve.

ardita jatru ardiana shala prishtina alma braja Antologjia e poeteve shqiptare Magma

Në “Magma” tridhjetë poete nga gjithë hapësira shqiptare përmes vargjeve të zgjedhura, flasin në gjuhën shqipe dhe angleze.

Do të gjeni aty poezi nga:

Alma Braja, Ardiana Shala Prishtina, Ardita Jatru, Arjola Zadrima, Blerina Rogova Gaxha, Dije Demiri Frangu, Drita Ademi, Donika Dabishevci, Edi Shukriu, Emine Maliqi, Enkeleda Ristani, Entela Kasi, Erenestina Gjergji Halili, Fakete Rexha, Flutur Mustafa, Herman Hera Çuka, Ilire Zajmi, Leonora Buçinca, Lindita Ahmeti, Manjola Brahaj Halili, Mimoza Ahmeti, Naime Beqiraj, Nora Prekazi, Nurie Emrullai, Puntorie Muça Ziba, Rita Filipi, Dije Lohaj, Vjollcë Berisha, Vlora Ademi dhe Vlora Konushevci.

Librin mund ta porosisni në ObserverKult.

Lexo edhe:

ANTOLOGJIA E POETEVE SHQIPTARE “MAGMA”: POROSITENI ONLINE !