Në Itali do të nisë edicioni i vitit 2021 i Mittelfest, festivali multidisiplinar i teatrit, muzikës dhe vallëzimit për zonën qendrore-evropiane dhe ballkanike, duke shënuar kështu edhe të 30-tin vit të realizimit të tij.
Me një pamje dhe strukturë të re reflektimet e këtij edicioni do të jenë mbi realitetin e ri të krijuar pas pandemisë. Do të jetë në mënyrë të pashmangshme një botë e re që ne do të duhet të krijojmë pas pandemisë që bashkoi të gjithë globin në të njëjtën sfidë. Çfarë të mbash nga e kaluara? Mbi cilat vlera të ndryshme duhet të lindë e reja?
Në këtë edicion do të marrin pjesë edhe shqiptarë. Klaus Martini do të jetë me projektin me tregime autobiografike dhe ripunime autoriale të marra nga romani “Sogno di una cosa” dhe shkrime të tjera nga Pasolini, transmeton ‘diapsorashqiptare.al’.
Më 27 gusht do të vihet në skenë “Letra” një shfaqje italo-shqiptare me tekst të Ylljet Aliçkës dhe regji të Salvatore Tramacere.
Festivali do të mbahet më 27 gusht-5 shtator në Cividale del Friuli.