Edicioni i gjashtë i ‘Hardh Fest’ nis në shtator

Edicioni i VI-të i “Hardh Fest” vjen me “Online Editon” me datën 4,5 dhe 6 shtator. Kjo shkaku i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Ky edicion i “Hardh Fest” do të mbahet nën slloganin “Shnosh si kokrra”.

Slogani është menduar që t’i përshtatet periudhës siç thuhet në komunikatën e tyre për t’iu përshtatur periudhës që jetojmë.

“Në situatën e zymtë të pandemisë duhej një slogan i hareshëm dhe idea lindi prej pyetjes që është bërë më shpesh kohëve të fundit, “Si je?” – me përgjigjet ‘shnosh e mirë’, ‘mirë vallai’ etj., dhe sidomos në vendlindjen e Hardh Festit, në Rahovec kjo pyetje shumicën e herave pritet me një përgjigje shumë krenare, ‘shnosh si kokrra e rrushit’. Andaj edhe lindi slogani “Shnosh si Kokrra”, duke dashur të percjellim një mesazh mbështetës anembanë!”, thuhet në komunikatë.

Aktualisht po punohet në organizimin e aktiviteteve të cilat mund të mbahen edhe ne formë ONLINE me të cilat mund të shënojmë edicionin e VI-të të Hardh Fest në menyrë simbolike.

Festivali, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 70 mijë vizitorë nga mbarë bota.