Erdha, aty ku e humbni njëri-tjetrin,
ku e gënjeni njëri-tjetrin.
Erdha aty ky largësia sjell lotë dhe ku të gjithë i gëzohen pikëllimit.
Erdha aty ku robërohen ata që dashurojnë.
Erdha aty ku të gjithë dëshirojnë t`i kthehen ëndrrave të tyre,
dhe t`i ikin një herë e përgjithmonë tradhëtisë.
Erdha aty ku të gjithë nxitojnë për ta nuhatur trëndafilin
apo edhe ta mbjellin në shtëpinë e tyre.
Erdha aty ku brenga thjeshtohet me brengë
dhe në mesin e atyre që e japin jetën për njëri-tjetrin.
Erdha aty ku të gjithë e akuzojnë Zotin se nuk po i sheh
dhe në mesin e atyre që i gëzohen guximit të njejtë.
Erdha aty ku sekretet shkruhen në dorë
dhe shkrihen si dëbora pas shiut.
Erdha aty ku dhomat dekorohen me flutura
me krahë shumëngjyrësh të llojit të fosforeshencës.
Erdha aty ku të gjithë dëshirojnë të ulen në drurin e durimit
dhe t`i numërojnë të mirat dhe të këqijat e kësaj jete.
Erdha aty ku priten ata që kurrë nuk kthehen.
Erdha aty ku vlera e së mirës kuptohet vetëm atëherë kur humbet.
Erdha… në mesin tuaj.