Edison Ypi: Moralin e merr nga rrugaçët… edukatën nga hajdutët…

filmat shqiptar shami edison ypi

Nga Edison Ypi

Për të ngrënë i bën Mami.
Mendjen ja rrit Babi.
Mjekrrën ja vizaton Berberi
Diplomën ja jep çakalli.
Komplimentat ja bën derri.
Punën ja gjen Miku.
Rrogën ja jep shteti.
Moralin e merr nga rrugaçët.
Edukatën nga hajdutët.
Historinë ja rrëfen soc-realizmi.
Gjeografinë e kqyr në Google.
Shetitjet ja beson imagjinatës.
Në plazh e çon makina.
“Jashtë Shtetit” e nxjerr aeroplani.
Çlodhjen ja siguron Ha shashi.
Heroizmat ja kallxon Lahuta.
Shqipen ja pasuron muhabeti.
Për të vjellë e ndihmon libri.
Syrin ja verbon Dielli.
Veshin ja çpojnë këshillat.
Muzikën ja shurdhon tallavaja.
Filmin ja çfaq Kinostudio.
Shok ka qenin.
Shoqe ka macen.
Mikeshë ka bushtrën.
Selfiet ja bën celulari.
Dashurinë ja mëson Fejsbuku.
Lakuriqësinë ja dhuron Instagrami.
Seksin ja bën Doriana.
Qafën ja trash mishi.
Dhëmbët ja gërryen Sufllaqi.
Diabetin ja sjell sedentarizmi.
Sëmundjet ja shëron askushi.
Trurin ja trash Televizori.

ObserverKult

*Titulli i origjinalit: “Njeriu i Ri”


filmat shqiptar shami

Lexo edhe:

EDISON YPI: TITUJT SHKENCORË I MBAJNË INJORANTËT… ME DEKORATAT MBURREN KRIMINELËT…

Nga Edison Ypi

Frikacakët trimërohen.Trimat përbuzen. Titujt shkencorë i mbajnë injorantët. Me dekoratat mburren kriminelët.

Sa më tepër punë t’u bësh, aq më pak vota të japin. Portalet, gazetat, televizionet, i ushqen korrupsioni, i mban politika, i paguan mafia.

Populli telefonon çdo mëngjes televizionet për kodra pas bregut. Kokëtrashët organizojnë evente artistike, letrare, poetike, duke u vërdallosur si hiena që lëpijnë kërrma, si çakaj që hanë ngordhsina.

Rrëshqanorë gjirizash burokratikë, butakë pa kocka dhe shtyllë kurrizore, gjallesa primitive pa asnjë ndjeshmëri apo dashuri njerëzore, mbijetuesa ordinerë që mbahen për artistë, shkrimtarë, poetë, që zhgarravisin neverira estetike, bëjnë promovime për të vjellë me fonde të zhvatura.

Për përgjegjësi qytetare, intelektuale, patriotike, nuk bëhet fjalë.

Thonë se duan të hapin dosjet e spiunllëkut. Por këtu spiuni i ndyrë quhet “zotëri i nderuar”, ndërsa të tjerëve që me spiunllëkun janë më të largët se me infinitin, u shpikin ndërlikime inekzistente.

Programet televizive janë pa filtër, pa kod, pa stil, janë thjesht rrëfime lineare të asaj që syri sheh, veshi dëgjon, hunda nuhat.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult