Mylandi
Nga Edison Ypi
Mylandi është një vend banorët e të cilit mburren me historinë që nuk e kanë, lavdinë që nuk e meritojnë, trimërinë që nuk janë.
Mylandi është vend i shenjtë ku shtëpitë janë Kisha dhe Teqè pa besimtarë, banorët janë murgj dhe dervishë që meditojnë s’dihet se për çfarë dhe kërkojnë ca gjëra që nuk ekzistojnë.
Në Myland, ku këndon bilbili, të deh pranvera, të rrënqeth vjeshta, të dalldis Prilli, të sëmur muzgu, rritet një frut që po ta tymosësh të bën të ëndërrosh, po ta shesësh në Itali mund të mbytesh në det ose mund të përfundosh në burg.
Mylandi është një patate e zierë, e nxehtë, e shijshme, që nuk kafshohet, nuk gëlltitet, nuk hahet, vetëm rrotullohet nëpër gojë, shoqëruar me ulurimat përkatëse të ngjajshme me ato të seksit.
Mylandi është një pusetë ujërash të zeza të cilës i kanë vjedhur kapakuan e kanë shitur për skrap.
Mylandi është orë muri pa akrepa me një qyqe që del e bën ku-ku sa herë që i duket se Mylandi ndodhet buzë humnerës dhe botës po i afrohet fundi.
Mylandi do bëhet së afërmi vend pelegrinazhi që do mbledhi male me pare nga budallenj kureshtarë që do vinë nga an’ e anës për të marrë në Myland përvojat e fitimit pa punuar, diturisë pa e kuptuar, dashurisë pa e ndjerë.
Mylandi është vendi ku nëse je mish por ndjehesh sallam, shndërrohesh në derr, dhe nëse je derr por ndjehesh mish, shndërrohesh në sallam.
ObserverKult
Lexo edhe:
EDISON YPI: KOSOVA NUK MË DO
Nga Edison Ypi
Kosova do duhej të qeverisej e begatohej nga intelektualët e ndershëm që Kosova i ka. Pra të rinjtë e fuqishëm që Kosovës nuk i mungojnë, të shkolluarit e ardhur nga universitetet që mezi presin t’i shërbejnë.
Por Kosova kontrollohet nga hajnat e ardhur nga bodrumet marksiste-leniniste të Europës që e kanë bërë Kosovën si i lypset shkaut, lesh arapi plot me pëllitje imamësh që më bëjnë të uluras. Kosova nuk më do.
Çikat e Kosovës gjatë bisedave të lira flasin një Shqipe me të lujt menia e kres, me tu ndal fryma, muzikë, sinfoni e tëra.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult