Pas homazheve të zhvilluara në nder të poetit Agim Doçi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, ka folur për mediat kompozitori Edmond Zhulali.
Ai u shpreh se “Artisti është gjithmonë një opozitar i lindur, siç është Agimi”.
I pyetur nëse poetit i kishte mbetur ndonjë peng, Zhulali tha: “Jeta është e shkurtër, Agimi si të gjithë ne kishte pengje. Pengu i tij ishte thënia e të vërtetës. Ka qenë njeriu që ka patur kurajë të flas hapur dhe pa doreza… kishte guximin për ta thënë. Ishte vetvetja”.
Ndër të tjera, kompozitori i njohur tha se me Agim Doçin kanë bërë të gjitha zhanret, “por si për mua si për Agimin, pjesa më e rëndësishme për ne kanë qenë këngët për Kosovën, sepse i kushtohen Shqipërisë. Çështja kombëtare, sublime, që shoqëron çdo njeri është gjëja më e rëndësishme”.
ObserverKult
Lexo edhe:
MANJOLA NALLBANI: NDJEJ SHUMË DHIMBJE… NJË AGIM DOÇI NUK VJEN MË… ISHTE I VEÇANTË