Eduardo Galeano: Duhet të kemi guximin për të qenë edhe vetëm…

dashnia
Foto ilustrim

Nga Eduardo Galeano

Duhet të kemi guximin për të qenë edhe vetëm, por, mbi të gjitha, guximin që të rrezikojmë së bashku, sepse një dhëmb jashtë gojës është i kotë, po ashtu edhe një gisht jashtë dorës.

Duhet të jemi të pabindur, sa herë që marrim urdhëra që poshtërojnë ndërgjegjen tonë ose shkelin ndjenjat dhe dinjitetin tonë. Duhet ta meritojmë edhe të quhemi të çmendur, siç u quajtën nënat e Sheshit të Majit në Buenos Aires, kur u ngritën furishëm për të kërkuar bijtë e tyre të rrëmbyer nga diktatura.

Duhet të jemi kokëfortë dhe të mos besojmë e të mos pranojmë, asnjë provë-gënjeshtër qeveritare, sepse do të na poshtërojnë edhe më shumë se ç’na kanë poshtëruar deri tani.

Duhet të ecim shtigjeve të erës, pavarësisht rënieve, tradhtive dhe disfatave, sepse historia vazhdon, përtej nesh, po ne përherë jemi në gji të saj.

Duhet të mbajmë gjallë guximin për të mos u nënshtruar nga askush, ndryshe nuk mund të jemi as atdhetar, as njerëz të denjë; të jemi të guximshëm për të kërkuar dhe fituar të drejtat që na takojnë.

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult

============

Lexo edhe:

“MALLKIMI I NJERËZVE QË NUK NDJEJNË DOT DHIMBJE”