Eduardo Galeano: Gratë

Në muret dhe kubetë e shpellave gjejmë të vizatuar: drera, bizonë dhe plot figura të asaj kohe që quhet prehistori; kuaj, burra, gra, që nuk kanë moshë dhe që janë vizatuar para mijëra e mijëra vjetësh, por që lindin sërish sa herë që dikush i shikon.

Dhe njeriu pyet: Si kanë mundur ata, stërgjyshërit tanë të largët, të vizatonin në mënyrë aq delikate? Ata që ishin të egër dhe përlesheshin me duar me kafshët më të egra, si kanë mundur të krijonin figura aq të hijshme, vepra aq magjike, të çuditshme, që gati dalin nga guri dhe fluturojnë në qiell?

Si kanë mundur t’i bënin ata… Si?
A thua kanë qenë ato… gratë, që i kanë bërë?

(Në shqip: B. Karabolli)

ObserverKult