Eduardo Galeano: Gruaja që thotë mirupafshim

Eduardo Galeano_ vdesim

Nga Eduardo Galeano

Mbaj një paketë cigaresh “Republika”, të rrudhosur dhe një revistë të vjetër që le këtu. Mbaj dy biletat e fundit të trenit. Mbaj një copë letër me fytyrën time, që ti e ke vizatuar, ku nga goja ime del një lëmsh i vogël fjalësh, fjalë që thonë gjëra komike.

Po ashtu mbaj një gjethe akacieje që e gjetëm në rrugë atë natë, kur ecnim bashkë, larg njerëzve. Mbaj edhe një gjethe tjetër, të tharë dhe të zbardhur, që ka një vrimë si një dritare.

Kjo dritare ishte e veshur me ujë dhe unë, duke i fryrë, e largova ujin dhe, prej andej, të pashë ty: ishte dita e fatit tim.

Ende e mbaj në gojë shijen e verës. (Le të them, se është e vetmja që më ka mbetur nga gjërat e mira që na kanë ndodhur).

Asnjë pikë helmi nuk kam në gojë. Kam vetëm puthjet, kur ike (kurrë nuk fjete gjumë, kurrë). Dhe çudia është se për të gjitha këto asnjë letër, asnjë shpjegim, nuk mund të thotë asgjë se çfarë ka ndodhur.

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


Eduardo Galeano_ vdesim

Lexo edhe:

EDUARDO GALEANO: DUHET TË KEMI GUXIMIN PËR TË QENË EDHE VETËM…

Nga Eduardo Galeano

Duhet të kemi guximin për të qenë edhe vetëm, por, mbi të gjitha, guximin që të rrezikojmë së bashku, sepse një dhëmb jashtë gojës është i kotë, po ashtu edhe një gisht jashtë dorës.

Duhet të jemi të pabindur, sa herë që marrim urdhëra që poshtërojnë ndërgjegjen tonë ose shkelin ndjenjat dhe dinjitetin tonë. Duhet ta meritojmë edhe të quhemi të çmendur, siç u quajtën nënat e Sheshit të Majit në Buenos Aires, kur u ngritën furishëm për të kërkuar bijtë e tyre të rrëmbyer nga diktatura.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult