Eduardo Galeano: Jetojmë në një botë të qeverisur nga frika…

Eduardo Galeano_ vdesim

Jetojmë në një botë të qeverisur nga frika, frika komandon, pushteti ushqehet me frikë… E ç’do të bënte pushteti pa frikën? Pa frikën që vetë pushteti e krijon që të vazhdojë të ekzistojë.
Uria drekon frikë.
Frikë nga heshtja që turbullon rrugët.
Frika kërcënon.
Nëse dashuron, do të të zërë sida.
Nëse pi duhan, do të të shfaqet kancer.
Nëse merr frymë, do të ndotesh me smog.
Nëse pi, do të bësh aksident.
Nëse ha, do të të rritet kolesteroli.
Nëse flet do të të pushojnë nga puna.
Nëse del në rrugë, do të ketë dhunë.
Nëse mendon, do të të kap ankthi.
Nëse dyshon, do të çmendesh.
Nëse ndien, do të ngelesh vetëm.

(Në shqip: Erion Karabolli)

ObserverKult

*Titulli i origjinalit: “Po na komandon frika”


Lexo edhe:

“SHARLATANËT NË EKRANE SHKELIN GJUHËN SHQIPEN”, JA ÇKA DEKLAROJNË ATA QË E NËNSHKRUAN PETICIONIN