Eduardo Galeano: Nuk ka asnjë ilaç që mund ta shmangë dashurinë…

Nga Eduardo Galeano

Dashuria mund të nxitet apo të tundohet duke hedhur një dorë pluhur pasioni për dikë, si pa dashje, në kafe, në supë ose në një pije. Mund të nxitet dhe nuk mund të parandalohet.

Dashurinë nuk e pengon dot as uji i shenjtë, as pluhuri i naforës; madje, as thelpi i hudhrës nuk bën dobi.

Dashuria është e shurdhër edhe ndaj Fjalës hyjnore, edhe ndaj magjisë së shtrigave. Nuk ka asnjë dekret qeveritar që ta praps dot dashurinë, atë nuk ka asnjë ilaç që mund ta shmangë…


Në shqip: Bajram Karabolli

————————-

duhet që... jetojmë

LEXO EDHE:

EDUARDO GALEANO: TË LINDËSH ËSHTË NJË GËZIM QË DHEMB…

Dashuria nuk na bën të qeshim kur arrin në thellësinë më të madhe të udhëtimit të saj, apo në kulmin e fluturimit të saj: në më të thellin, në më të lartin fluturim, Na shkul rënkime dhe ofshama, zëra dhimbjeje, pa le të jetë edhe dhimbje ngazëlluese, se, po ta mendosh mirë, nuk ka asgjë të çuditshme në të, sepse të lindësh është një gëzim që dhemb.

“Vdekje e vogël”, e quajnë në Francë kulmin e përqafimit…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

EDUARDO GALEANO: DUHET TË KEMI GUXIMIN PËR TË QENË EDHE VETËM…

Duhet të kemi guximin për të qenë edhe vetëm, por, mbi të gjitha, guximin që të rrezikojmë së bashku. Sepse një dhëmb jashtë gojës është i kotë, po ashtu edhe një gisht jashtë dorës.

Duhet të jemi të pabindur, sa herë që marrim urdhëra që poshtërojnë ndërgjegjen tonë ose shkelin ndjenjat dhe dinjitetin tonë. Duhet ta meritojmë edhe të quhemi të çmendur. Siç u quajtën nënat e Sheshit të Majit në Buenos Aires, kur u ngritën furishëm për të kërkuar bijtë e tyre të rrëmbyer nga diktatura…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU