Edukimi letrar si paraprijës i krijimit të shkrimtarëve të rinj

Në Gjakovë mbahet takim rreth edukimit letrar

Nga: Blerim Valla

Në kuadër të projektit “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja”, në Gjakovë, Pen Qendra e Kosovës dhe Biblioteka “Ibrahim Rugova” organizuan takim me student, lexues dhe krijues të rinj nga ky qytet.

Në këtë aktivitet me fjalët e tyre kontribuan nga Pen Qendra shkrimtarët dhe profesorët  Ibrahim Berisha e Sali Bashota të cilët edhe moderuan takimin si dhe shkrimtari Muharrem Kurti, kryetar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”nga Gjakova, i cili me këtë rast ftoi krijuesit e rinj të lexojnë dhe të shkruajnë sa ma shumë që një ditë të bëhen edhe ata anëtarë të klubit në fjalë.

Ndërsa më pas me pyetje të shumta drejtuar folësve u inkuadruan edhe shumë veta nga publiku si studentë, shkrimtar të rinj, lexues të bibliotekës në Gjakovë, e së bashku me ta ishin të pranishëm edhe profesor e shkrimtarë të tjerë .

Në program të këtij takimi ishin dy tema. Për temën e parë, “Si shkruhet proza ”, para shumë të pranishmëve foli shkrimtari Binak Kelmendi. Kurse për temën e dytë, “Botimi dhe promovimi i librit” foli poeti Engjëll I.Berisha.

Fillimisht shkrimtari e profesori universitar Ibrahim Berisha para të pranishmëve tha se Pen Qendra e Kosovës synon të ndikojë në ngritjen e ndjeshmërisë dhe frymëzimin e gjeneratave të reja për të stimuluar krijimtarinë letrare, për të ndërgjegjësuar mbi rolin dhe rëndësinë që ka libri e për kulturën e leximit në përgjithësi.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm, me karakter edukativ letrar që ka të bëj me procesin krijues.

Projekti synon të nxjerr talent të rinj, të cilët pritet të ndikojnë në të ardhmen e letërsisë dhe të krijimtarisë letrare duke e zhvilluar si aktivitet në qendrat më të mëdha të Kosovës.

“Libri dhe edukimi në gjuhën shqipe kaloi nëpër procese ndëshkuese deri në vitin 1940, kur në Kosovë u krijua një hapësirë e re shoqërore dhe kulturore. Shtëpia Botuese “Mustafa Bakija” në Prishtinë, e themeluar në vitin 1950 ishte e para që ofroi libra shqip të botuara në Kosovë, kryesisht të përkthyera. E vërteta, është se fati i librit ishte edhe fati i pozicionit politik të shqiptarëve”, tha profesor Berisha.

Kurse profesori e poeti Sali Bashota duke marrë fjalën mes tjerash potencoi: “Kam kënaqësinë që së bashku me miqtë e mi jemi sot këtu në Gjakovën identitare të letërsisë, të poezisë e prozës, nga ku kanë lindur shkrimtar të shumtë të njohur brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë.

Bashota, përmendi disa nga avantazhet e këtij projekti, me synimin për të motivuar brezat e rinj që të merren me krijimtarinë letrare, duke u mbështetur edhe në përvojën e shkrimtarëve të njohur që kanë sjellë vlera të rëndësishme në letërsinë shqipe.

“Përvoja e shkrimtarëve dhe mbështetja e talenteve të reja janë shumë të rëndësishme për të arritur qëllimin e këtij projekti edhe në fushën e botimeve. Qëllimi i këtij projekti është nxitja për të lexuar dhe shkruar, mbështetja për të botuar dhe zbulimi i talenteve të reja”, theksoi Bashota.

Folësi i parë, shkrimtari i njohur Binak Kelmendi, duke elaboruar temën “Si shkruhet proza”, foli  për përvojën e tij rreth shkrimit të romaneve dhe tregimeve, duke u ndalur në veprat e tij të njohura si “Guri i vashës”, “Portat e Pejës”, “Vezë e vdekur”, “Rruga 66”etj, vepra këto të njohura tashmë dhe të shpërblyera me çmime të ndryshme letrare.

Ai duke evokuar kujtime nga fëmijëria, ku për herë të parë e kishte kuptuar rolin e shkrimtarit, theksoi se “Çdo shkrim është zbulim e pastaj është një luftë e krijuesit me personazhet përmes figurave të ndryshme si material letrar por edhe dëshmive e fakteve të ndryshme si ato historike, kulturore, sociale, politike etj.

Kjo është edhe mënyra më e mirë se si duhet të shkruhet proza, pra një roman, një tregim etj. Letërsia, pra edhe çdo vepër letrare duhet të shënoj epokën e një populli, në këtë rast të popullit tonë”!

Binaku, poashtu tha se procesi i shkrimit letrar, veçanërisht ai i romanit, është një proces që zgjat për çdo autor. “Të paktën unë shtoj dhe heq shumë gjëra, filloj një kapitull që mendoj se është kapitulli i parë dhe nuk ka rëndësi se ky mund të dalë më pas kapitulli i shtatë apo i tetë apo ndonjë numër tjetër fare. Pastaj unë filloj të gdhend një personazh dhe ai shpesh bëhet personazhi kryesor”, tha ai.         

Kurse folësi i dytë, poeti Engjëll I. Berisha duke folur për temën “Botimi dhe promovimi i librit”, theksoi se “Edhe pse po jetojmë në epokën e dixhitalizimit, jetës virtuale apo elektronike, gjithçka për vlerën e një libri është e sigurt që do të jetë e njëjtë. Pra vlera e librit fizik – atij të shkruar në letër nuk do t’i humbet kurrë. Pra, perspektiva e librit sot sipas meje do të jetë ajo që libri i shtypur do të mbetet ende i pazëvendësueshëm në jetën tonë”.

Më pas, ai u ndalë në fenomenin se si shkruhet një libër, duke filluar nga frymëzimi, shkrimi i librit, pastaj gjetja e një shtëpie botuese, më pas ai foli për rolin e  redaktorit, recensentit, korrektorit, lektorit, dizajnerit, si bëhet rradhitja e faqosja e librit, procesi i katalogjizimit në Bibliotekën Kombëtare, pastaj shtypja ose botimi i librit e deri te akti i fundit – promovimi i tij para lexuesve e publikut.  

Pjesëmarrës në këtë aktivitet të Pen Qendrës së Kosovës, në Gjakovë, ishin shumë nxënës, student e krijues të rinj të Gjakovës të cilët me pyetje dhe me shpjegimet e veta për letërsinë e pasuruan këtë debat letrar.

Kurse përgjigjet e duhura dhe profesionale rreth temave të debatit por edhe në përgjithësi nga kultura e shkrimit dhe nga letërsia i morën nga ligjëruesit e temave si dhe nga profesorët dhe shkrimtarët e njohur të pranishëm, anëtarë të Pen Qendrës së Kosovës.

Kurse krejt në fund për të gjithë të pranishmit, përfaqësuesit e Pen Qendrës së Kosovës shpërndanë libra të shkruara nga anëtarët e kësaj organizate letrare e cila e ka selinë në Londër por që vepron në mbarë botën, sikurse edhe tek ne, në Kosovë.

ObserverKult


sergej esenin tanjusha...

Lexo edhe:

SERGEJ ESENIN: NËNOKJA IME, RRO SI MUND TË RROSH…

Nënokja ime,
Rro si mund të rrosh,
Më prek ky mall, kjo dashuria jote,
Po veçse ti
Aspak s’mund ta kuptosh
Më se jetoj
E ç’bëj mes kësaj bote.

Andej tani ka dimër
Dhe përnatë
Ti mendjen vret nën hënë në vetmi:
Sikur dikush e tund qershinë e thatë
Dhe nën dritare shund si hi.

E shtrenjtë!
A vallë flihet në tufan?
Oxhaku qan,
Ankohet me rënkime,
Si varr më duket shtrati me jorgan,
Më duket se më shpien në varrime.

Si mijëra psalltër pisër të këqinj
Këndon përshpirtjen era
Përmbi tokë,
Mbledh toka borën si qindarkat në pëqinj
Dhe s’kam mbi varr
As grua dhe as shokët!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult