Ejjjjjjjj, na kanë vjedhur e po fryhen me paratë tona publike

artan fuga turizmi
Artan Fuga

Ejjjjjjjj, na kanë vjedhur…

Nga Artan Fuga

Vidh të vjedhim! Kur dëgjoj ndonjë goxha deputet, ndonjë derr ministri, ndonjë politikan sa një lopë që justifikojnë fryhen me paratë tona publike skemat e vjedhjeve, me dhjetëra e qindra, me idenë se ja çfarë t’u bëjmë vjedhjeve, ja ka hajdutë, ja ne i dimë, drejtësia i njeh prej kohe, më vjen për të vjellë! Për të vjellë, jo për të vjedhur!

Ejjjjjjjj, kanë vjedhur kompani që marrin lekë publike, ejjjj dëgjoni, nuk ka vjedhur shitësi i akullores, duke hedh ujë në vend të qumështit! Këta po fryhen me paratë tona, publike, taksat, borxhet që marrin në emrin tonë, ndihmat që vijnë për ne…

Por kush ka surrat nga këta t’u thotë më shqiptarëve: Mos vidhni! Mos ikni nga sytë këmbët! Mos tejkaloni shpejtësinë e lejuar! Këtyre më e pakta është që t’u thuash: o idiotë! Dhe unë që u zura dy orë e gjysmë me një student të ngratë sepse gjeta se në provim kishte ca copa kopjimi!!!!

Dhe ai që më shihte me ca sy të qeshur sikur më thoshte: Ore, gomar je ti, këtu po vjedhin edhe të vdekurit, miliona, ti kruhesh me mua për dy fjali! O pikaaaaaaaaa, ku kemi arritur, thuaj! Shkrihesh gazit kur bëjnë edhe dëgjesa në komisionet parlamentare palé! hahahahahahahaha!

ObserverKult

Lexo edhe:

ARTAN FUGA: PËRSE I HAMË KËTO RRENA? POLITIKANËT TANË VETËM DOKRRA E MASHTRIME!

A nuk ka ardhur koha të mendojmë se përse na kanë rrejtur, përse i hamë këto rrena?

A nuk është çasti i madh të mos besojmë?

Nuk ka ardhur momenti të kërkojmë të drejtën për të mos u besuar?! Nuk ka ardhur momenti, të kërkojmë jo ëndrra në diell, as t’i besojmë atyre që na serviren, por të kërkojmë të drejtën tonë për të ushtruar kompetencën e kritikës, të kërkojmë vetëm një gjë:

Na lini të drejtën e mosbesimit te ju! Të fitojmë të drejtën e të mos qenit të vetëmashtruar?

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult