Ekspozita e “paautorizuar” e Banksyt bën bujë në Londër (Video)

Një ekspozitë e artistit të mirënjohur, Banksy, ka ngjallur shumë kuriozitet në Londër.

Mbi 90 punime të tij – përfshirë origjinalet dhe ato të shtypura – janë ekspozuar në një hapësirë nëntokësore prej 12 mijë metra katrorësh në Covent Garden, shkruan Euronews.

Organizatorët kanë theksuar se kjo ekspozitë nuk është e autorizuar nga artisti anonim.

Mbledhja dhe huazimi është bërë nga koleksionistët, kështu duke u bërë koleksioni më i madh në botë i punëve të Banksyt.

Sean Sweeney, njëri nga producentët ka thënë se debutimi i kësaj ekspozitë në Londër është vonuar për shkak të pandemisë.

“Kishte mundësi vitin e kaluar për ta sjellë atë në Londër dhe ne kishim planifikuar të hapnim gjatë marsit e kaluar në një vend tjetër, por padyshim COVID-19 disi e mori përsipër”, transmeton ‘klan kosova’.

Ai shton se në mesin e shumë veprave të famshme të Banksyt, do të ekspozohen edhe një pjesë e rrallë e punëve të tij të cilat shumë vizitorë në Londër do t’i shohin për herë të parë.

Ekspozita është hapur sot (20 maj, 2020) dhe do të qëndrojë kështu për publikun për një kohë të pacaktuar.

LEXO EDHE: Rishfaqet Bansky, këtë herë në Nottingham