Ekspozita, fëmijët ‘mposhtin’ pandeminë me art

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë çel ekspozitën me punime të 20 fëmijëve në instalacionin “Reja” në Tiranë. Artistët e vegjël rrëfejnë se si po ‘mposhtin’ pandeminë Covid-19 përmes artit  

70 vizatime, piktura dhe skulptura të artistëve të vegjël që kanë në qendër natyrën e qetë janë ekspozuar në instalacionin “Reja”. Ëndrrat e të vegjëlve marrin jetë përmes punës që bëhet në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Ndërsa, vet ata na rrëfejnë punët e tyre.

“Gjatë kësaj periudhe ne kemi bashkëpunuar në grup për të realizuar këtë ekspozitë shumë të bukur. Unë prezantohem me vizatime, piktura edhe me skulptura”, thotë një nga fëmijët.

Fëmijët e kanë zgjedhur artin edhe si formën më të mirë që kalojnë këtë periudhë të vështirë. Me të cilën po përballet mbarënjerëzimi për shkak të pandemisë Covid-19.

“Artin e kam zgjedh si mënyrën më të mirë që të largojmë mendjen nga situata aktuale që është në vend për shkak të pandemisë Covid-19”.

Kuratorja Anisa Sala na rrëfen tematikat që fëmijët zgjedhin të kthejnë në art. Por edhe dëshirën e tyre që nesër të jenë artistë të së ardhmes.

“Tema që fëmijët kanë ekspolruar më shumë në vizatim, pikturë dhe skulpturë është natyra e qetë. Mendoj se me vendosmërinë që ata e bëjnë këtë gjë, Mes tyre mund të kemi edhe artistë që nesër do të bëhen të mëdhenj”, shprehet kuratorja Anisa Sala./shqiptarja.com

LEXO EDHE: HAPET EKSPOZITA ME FOTOGRAFI TË KULLAVE TË JASHARËVE