Los Anxhelos, nuk është risi as i huaj, për muralet Banksy. Veprat e artistit, identiteti i të cilit vazhdon të mbetet mister, janë shfaqur nëpër mure dhe pankarta të mëdha aty, për vite me radhë dhe veçanërisht, në një depo masive më 2006. Ndërsa bëhet me dije se, disa grafite dhe punime të tjera të tij, pritet të mbërrijnë rishtas me ekspozitës-turne, “Banksy: Gjeni apo vandal?”
Ekspozita e paautorizuar që do të çelet gjatë gushtit, pritet të vijë mbi 80 vepra të artistit të famshëm britanik. Bazuar në një vështrim në edicionet e mëparshme të ekspozitës, duket se do të shfaqë kryesisht punime të nënshkruara, si dhe fotografi të veprave, me disa pjesë të artit të ruajtur të rrugës të ekspozuara si një përzierje. Përshkrimi i ekspozitës premton edhe një komponent të realitetit virtual.
Ndonëse informacioni mbi vendin e saktë të ekspozitës ende nuk është bërë i ditur, rezervimet do të nisin prej mesditës së 4 majit. Biletat fillojnë nga 29,5 dollarë, për të rriturit dhe 19,9 dollarë, për fëmijë – çmim ky, si gjest përzmërsie nga Banksy. Në një postim në “Instagram” më 2018, që i referohej paraqitjes ekspozitës së parë në Moskë, artisti shkroi se nuk kishte të bënte me të.
Një deklaratë më e gjatë në faqen e internetit të artistit, thotë se ‘pjesëtarë të publikut duhet të jenë të vetëdijshëm se, së fundmi, ka pasur një vërshim ekspozitash të Banksyt, asnjëra prej të cilave, nuk është konsensuale. Ato janë organizuar plotësisht, pa dijeninë ose përfshirjen e artistit. Lutemi, trajtojeni me kujdes”.
Megjithëse asnjëra prej veprave në “Banksy: Gjeni apo vandalizues?” nuk vijnë nga vetë artisti, në faqen e internetit të ekspozitës thuhet se ato janë të gjitha “vepra origjinale dhe të certifikuara” që vijnë nga “koleksione private evropiane”, përkundër faktit se, nuk identifikohet origjina e tyre e saktë, transmeton ‘konica.al’.
“Ne jemi gjithmonë të kujdesshëm ndaj këtyre llojeve të ngjarjeve të paautorizuara: Nga kinematë lundruese me temë ‘Disney’, ne kemi parë një numër ngjarjesh turne në “vende të fshehta” në LA, vitet e fundit, por asnjëherë me vepra materiale” – thuhet aty.
Por, ekspozita për Banksyn, duket të jetë diçka që duhet vrojtuar me kujdes: po realizohet nga “Exhibition Hub”, që ka ekspozuar deri tani “The Art of the Brick”, një version i së cilës është i hapur aktualisht në Qendrën Shkencore të Kalifornisë, si dhe një seri ekspozitash gjithëpërfshirëse për Van Goghun.