Ekspozita kushtuar koronavirusit hapet në Shkodër

Është kjo ekspozita e piktorit me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Ejup Deari, e pagëzuar “Koha e Baktereve” dhe që zgjodhi ta hapte për publikun shkodran.

Një ndërthurje mes bardhë e zisë si dhe ngjyrës blu që përfaqëson natyrën dhe shpresën. Vetë piktori tregon edhe mesazhin e kësaj ekspozite.

“Sado që të ketë baktere, viruse apo elemente negative, gjithmonë dashuria dhe humanizmi për njëri-tjetrin do të triumfojë gjithmonë. Do të jetë më i fortë se çdo virus, më i fortë edhe se vdekja”, tha Deari.

Deari thotë se frymëzim për të është situata aktuale kur gjendja e koronavirusit është përmirësuar, ndaj paralajmëron ekspozita të tjera./tvklan