Ekspozita kushtuar Kosovës, fotografi të paekspozuara më parë

Ekspozita “MOS HARRO” me kurator historianin Ragip Zekolli, është hapur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Ekspozita flet për dhunën, terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë, luftën çlirimtare të UÇK-së, përkrahjen e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe për plagën e të pagjeturve në luftën e Kosovës.

Rakip Zegolli tha se ekspozita përfshin ngjarjet më të rëndësishme e më të dhimbshme për Kosovën, që nga sulmet… e deri me krijimin e institucioneve të pavarura.

Pjesa e parë e ekspozitës përfshin dhunën, terrorin e gjenocidin serb. Pjesa tjetër është për të pagjeturit.

“Kjo ekspozitë përmban dhimbje. Pas çdo fotoje qëndrojnë dhe dhjetëra të tjera që s’kam mundur t’i publikoj”, shprehet historiani Zekolli.

Profesori ka deklaruar se shumica e këtyre fotove publikohen për herë të parë. Ekspozita e tij është ftuar të shkojë edhe në Shkup, ndërkohë që vetë kuratori i saj, thotë se vitin e ardhshëm ka synim ta çojë në të gjitha qendrat europiane me qëllim ndërgjegjësimin për të bërë më shumë për Kosovën pas 22 vitesh./ATSH


Lexo edhe:

ÇELET EKSPOZITA “NDËRTIMI I TELEVIZIONIT SHQIPTAR NË VITET 1959-1981”

“Ndërtimi i Televizionit Shqiptar në vitet 1959-1981”, është ekspozita e çelur në ambientet e jashtme të Radio Televizionit Shqiptar, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) dhe Radio Televizioni Shqiptar.

Në këtë ekspozitë publiku i gjerë ka për herë të parë mundësinë që të vërejë nga afër procesin e zhvillimit teknologjik përgjatë ndërtimit të kësaj medieje shtetërore.

Mes materialeve arkivore të përzgjedhura, gjendet e evidentuar veprimtaria e përbashkët e disa gjeneratave të teknikëve, drejtuesve të kohës, arkitektëve, inxhinierëve etj, që u përfshinë në këtë sipërmarrje të vështirë dhe të kushtueshme për kohën.

Ekspozita parashikon edhe prezantimin e shumë objekteve teknike, të cilat kanë qenë produkt i punës televizive ndër vite…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult