Fotografi dhe dokumente që dëshmojnë historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë janë ekspozuar nga Arkivi i shtetit në Pazarin e ri në Tiranë. Mbesa e Hysref Frashërit dhe Murat Toptanit, rrëfen strehimin e një familjeje më 1943.
Ekspozita se pari është çelur në Paris shumë vite më parë. Në Tiranë rivjen në përkujtim të atyre hebrenjve që u shuan në Aushvic.
Ekspozita qëndron e hapur vetëm dy ditë, dhe shfaq raporte të kalimit të kufirit, lista të familjeve hebreje dhe një histori mikpritjeje./Fatmira Nikolli-BW