Ekspozitë me 100 fotografi të arkivës kombëtare, për veshjet popullore

Në qytetin e Shkodrës është çelur një ekspozitë me mbi 100 foto që tregojnë veçantinë e veshjeve popullore shqiptare, si dhe ngacmojnë kujtesën e vizitorëve për të mësuar më shumë rreth së shkuarës e figurat historike.

“Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” titullohet ekspozita një ditore e çelur në sheshin para bashkisë organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Mbi 100 fotot e kësaj ekspozite, pjesë te fondit të arkivës kombëtare, sjellin një retrospektivë nëpër trashëgimisë kulturore të Shqipërisë përmes narrativës kostumografike.

Imazhet nxjerrin në pah veçantitë e kostumeve popullore të trevave shqiptare si dhe ngacmojnë kujtesën e vizitorëve për të mësuar më shumë rreth së shkuarës e figurave historike, që vijnë nën petkun e veshjeve popullore.

Në ekspozitën shëtitëse në qytete të ndryshme të vendit, Shkodra, prezantohet përmes fotove të dinastisë Marubi.

ObserverKult


Lexo edhe:

MË 10 GUSHT HAPET EKSPOZITA “DHIMBJA” E PIKTORES, HATIXHE IBRAHIMI

Dhimbja” titullohet ekspozita personale e Hatixhe Ibrahimit që do të hapet më 10 gusht në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Konceptin për këtë ekspozitë e ka bërë Latif Mustafa. Ndërsa e veçanta e saj është që në prapavijë do të dëgjohen poezitë e Dritëro Agollit dhe të Ali Asllanit të interpretuara nga Gjelbrim Emini.

Piktorja Hatixhe Ibrahimi tregoi për ObserverKult se pse ka vendosur ta titulloj ekspozitën “Dhimbja”.

“Njerëzit kanë halle, derte dhe brenga të ndryshme. Burimi më i madh i brengave shpesh është padrejtësia që has një individ. Mossinqeriteti në shoqëri dhe shpeshherë edhe tradhtia apo braktisja që i bëjmë tjetrit. Arti është manifestim i dhimbjes. Bazuar në këto une vendosa ta titulloj kështu”, tha Ibrahimi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult