U hap ekspozita “ARKA E FAKULTETIT FILOZOFIK, E ARDHMJA DUKE RRËFYER TË KALUARËN”, e studentëve të vitit III, të Departamentit të Antropologjisë, e ku ata prezantuan artefakte dhe ekzemplarë të mbledhura në trevat shqiptare në Malin e Zi, Maqedoni të Veriut dhe në Kosovë, në ekspozitën e tyre kolektive.
Studentët prezantuan prejardhjen e tyre si dhe funksionin që kishin në kohën kur janë krijuar.
Arditë Aliu studente e Antrolologjisë thotë se kanë trajtuar tre elemente, arkën e nusërisë së familjes Prespa nga Nakoleci i Maqedonisë veriore, veshjet e Malësisë së madhe dhe xhubletën e vajzërisë së shqiptarëve të Malit të zi dhe gjetje nga përditshmëria e jetës në Kosovë.
Ekspozita dhe aktivitete të natyrës së tillë që bashkojnë studentët nga të gjitha trevat shqiptare e që na ndihmojnë të njohim më shumë njëri tjetrin u tha se do të organizohen edhe në të ardhmen.
Në ekspozitën kolektive morën pjesë këta studentë: Artan Ademaj, Diora Arifi, Diona Arifi, Endrit Hoxha, Era Draga, Elza Krasniqi, Kastriot Tahiri, Kaltrina Restelica, Arditë Aliu, Valentina Krasniqi, Albin Halimi, Lorena Kozhani, Petrit Jusufi, Endrita Muqa.
Profesor Arsim Sinani thotë se ky është reflektim i punës me studentët duke trajtuar aureolën kulturore shqiptare. Studentët kanë bërë të pamundshmen të vënë në vëmendje kah lipset të lëvizet.
Diora Arifi thotë se studentët e Antropologjisë dallojnë sepse i bashkojnë shqiptarët nga të gjitha trojet, pasi edhe preardhja e tyre ndikon që ne ta njohim kulturën shqiptare më mirë.
E Artan Ademaj mendon se kanë dashur që shqiptarët ta njohin atë pjesë të harruar pasi duke rikujtuar të kaluarën ndërtojmë tëardhmen tonë.
Ekspozita “ARKA E FAKULTETIT FILOZOFIK, E ARDHMJA DUKE RRËFYER TË KALUARËN” u organizua nga Instituti për Studime Sociale dhe Humanistike, në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve në Fakultetin Filozofik./ ObserverKult