Ekspozitë në ObserverKult: Arbnor Morina, piktor (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e tij artistike, piktorin Arbnor Morina.

Arbnor Morina ka lindur në Prizren, më 07.07.1983. Pasionin për pikturën Arbnori e ka shprehur qysh fëmijë, madje ka hapur ekspozita qysh në shkollën fillore.

Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në Prizren, derisa vazhdon të jetoj dhe të punoj në Prizren, qytetin e tij të lindjes.

“Nuk e kam zgjedhur unë pikturën, por më duket se piktura më ka zgjedhur mua…, në fakt se kam ditur që do të bëhem piktor, ka rrjedhur krejt natyrshëm. Një pjesë (disa vite) të shkollës fillore i kam kryer në Suedi. Arti, për mua sidomos vitet që kam qenë në Suedi ma ka mundësuar një jetë ma të mirë sociale”, theksoi Morina.

Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Arteve, departamenti pikturë në vitin 2010-2011 në klasën e profesor Nagip Berishës.



Morina ka punuar punime në zhanre të ndryshme.

“Natyrë të qetë, anatomi, analitik, pikturë. Fillimisht e kemi mësuar pikturën, pastaj gradualisht jam ndalë të ekspresionizmi”, theksoi Morina.

Ajo që e veçon punën e tij është se pikturat janë të dimensioneve të mëdha, gjë që e bën të shprehet më shumë dhe më lirshëm.

Në përfundim të studimeve të nivelit master në vitin 2019-2020, në prag të diplomimit në drejtimin e Specializmit në Pikturë, Morina ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita kolektive dhe simpoziume, brenda dhe jashtë vendit.

Është bashkëthemelues i Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës dhe Shoqatës së Artistëve Pamorë – Prizren.

Po ashtu ishte bashkëpunëtor i jashtëm profesional i Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës 2006 – 2020.

Në vitin 2011 është shpërblyer me çmimin Piktor i Vitit në Prizren.

Këtu janë vetëm disa nga ekspozitat e shumta kolektive dhe personale të Arbnorit:


Ekspozitat kolektive:

1.Ekspozitë Kolektive, Flaka e Janarit 2018

Galeria e Artit, Gjilan

2. Ekspozitë Kolektive, 2019

Galeria e Artit, Ferizaj

3. Ekspozitë Kolektive, Flaka e Janarit 2020

Galeria e Artit, Gjilan

4. Ekspozita Vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës

Muzeu Kombëtar i Kosovës, viti 2020

5. Ekspozita Vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës

Galeria e Fakultetit të Artit, viti 2021

6. Ekspozitë Kolektive, Tiranë

Galeria e Artit Bashkëkohor – Tiranë 2021

7. Ekspozitë kolektive në Turqi, Safranbollu, në qyetin muze.

Galeria e Artit Safranbollu, 2022

8. Salloni i Kombëtar i Vjeshtës, Shkodër

Galeria e Artit në Shkodër, 2022

9. Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës, Mitrovicë

Galeria e Artit “Kadri Kadriu”

Ekspozitat personale:

1. Ekspozitë personale, kuratoriale

Galeria e Artit – Hamam, Prizren 2017

2. Ekspozitë personale në Prishtinë

Galeria Tillt, 2019 – Prishtinë

3. Ekspozitë personale në Teatrin e Qytetit të Prizrenit

Nën patronatin e Drejtorisë së Kulturës – Prizren 2020

ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: SHKURTE RAMUSHI, PIKTORE (FOTO)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e saj artistike, piktoren Shkurte Ramushi.

Shkurte Ramushi lindi 07.03.1992 në Verban të Vitisë, Kosovë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindjen e saj, të mesmen në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti ndërsa e përfundoi në Prishtinë, në degën e artit të aplikuar, drejtimi i dizajnit grafik në Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori”.

Studimet Bachelor i mbaroi në vitin 2014 ndërsa studimet Master në vitin 2016 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, degën e Artit figurativ, drejtimi i pikturës në klasën e Profesor Nagip Berishës.

Shkurta është piktore, fotografe dhe mësuese e artit. Ka punuar si kuratore, fotografe dhe koordinatore në “Unique Art Gallery”, si mësuese në institucionin arsimor “Creative Center” dhe “LET Center”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult