Ekspozitë në ObserverKult: Besa Sopjani, piktore (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e saj artistike, piktoren Besa Sopjani.

Besa Sopjani lindi në Prishtinë më 30 mars të vitit 1992. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë.

Studimet bachelor i përfundoi në Prishtinë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Fakultetin e Arteve, dega – Pikturë, ndërsa në vitin 2014 diplomoi në klasën e profesor Agron Bytyçit.

Studimet pasdiplomike master i mbaroi po ashtu tek i njëjti profesor për pikturë, të cilat i përfundoi në vitin 2017.

Mori pjesë në ekspozita, koloni e punëtori të ndryshme artistike brenda dhe jashtë vendit për pikturë dhe fotografi.

Që nga viti 2021 punoi si ligjëruese e lëndës, Moduli i Pikturës në UBT. Aktualisht është anëtare e Asociacionit të Artisteve Vizual të Kosovës.

Piktorja Sopjani ka treguar se inspirimin e gjen kryesisht tek natyra, përditshmëria e gjërat që na rrethojnë. Tek pikturat e saj hyjnë dhe piktura me motive kombëtare si dhe murale të ndryshme.

Teknikat që zakonisht ajo i aplikon janë kryesisht teknikat me ngjyra vaji në pëlhurë, akril apo edhe teknika mikse.

Sopjani së fundmi e ka realizuar një mural shumë të bukur, projekt ky i realizuar në Prishtinë, për të cilin projekt tha se ka punuar rreth një javë.

“Ideja e këtij murali ka qenë që të sjelli pamje vizuale me format e natyrës brenda dhomës”, ka deklaruar ajo.

Ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme si:

“Ekspozita e fakultetit të arteve” 2011 – Prishtinë

“Ekspozitë shitëse në ndihmë të fëmijëve me autizëm” 2011 – Prishtinë

“Ekspozitë humanitare” 2012 – Bujanoc

“Ekspozita e Fakultetit të Arteve” 2012 – Prishtinë

“100 vjet shtet 100 punime artistike” 2012 – Tiranë (Vlerësuar me vendin e dytë)

“Expo ASA” 2013 – Tiranë

“Ekspozita e Fakultetit të Arteve” 2013 – Prishtinë

“Ekspozita e kolonisë së artit” 2013 – Ferizaj

“Ekspozitë kundër dhunës ndaj gruas – edicioni i 8-të i IHRFFA-s” 2013 -Tiranë

“Ekspozitë kundër dhunës ndaj gruas” 2013 – Prishtinë

“Ekspozitë e grupit Infinity Art – Swiss Diamond Hotel” 2014 – Prishtinë

“Fokus” 2014 – Fier

“United colours of Benetton” 2014 – Venecia,Itali

“PreFoto” 2014 – Preshevë

“Ekspozitë e grupit Infinity Art – Splendor Hotel” 2014 – Dhërmi

“Ekspozitë e grupit Infinity Art – Swiss Diamond Hotel” 2014 – Prishtinë

“Ekspozitë e grupit Infinity Art” 2014 – Gjakovë

“Ekspozitë e grupit Infinity Art – Swiss Diamond Hotel” 2015 – Prishtinë

“Ekspo Arki ASA 4” 2015 – Tiranë

“Historia e artit pasbizantin – Muzeu Kombëtar” 2015 – Tiranë

“PreFoto” 2015 – Preshevë

“Ekspozitë e grupit Infinity Art – Grand Hotel” 2015 – Prishtinë

“Flaka e Janarit” 2016 – Gjilan

“Emigration On/Off ” 2016 – Tiranë.”Emigration On/Off – Ditët e Kulturës në Ferizaj” 2016 – Ferizaj

“Ekspozitë e grupit Infinity Art – Swiss Diamond Hotel” 2016 – Prishtinë

“PreFoto” 2020 – Preshevë

“Ekspozitë e grupit Infinity Art – Swiss Diamond Hotel”, 2020 – Prishtinë

“Ekspozitë e grupit Infinity Art – Swiss Diamond Hotel” 2020– Prishtinë

“Frymë pranverore” 2020 – Tiranë

“Reflections for change” – 2020 – online exhibition

“Online Exhibition” 2021 – Turkey

“8 March, world women’s day” – online exhibition 2021 – Turkey

“Ekspozita vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës” – Galeria e Fakultetit të Arteve -2021

“Ekspozita vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës” – Galeria e Fakultetit të Arteve -2023


ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: ILMI SADIKU, PIKTOR (FOTO)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e tij artistike, piktorin Ilmi Sadiku.

Ilmi Sadiku lindi më 3.2.1990 në fshatin Balaj, komuna e Ferizajit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult