Ekspozitë në ObserverKult: Burhan Ahmeti, piktor dhe grafist (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e tij artistike, piktorin dhe grafistin Burhan Ahmeti.

Burhan Ahmeti lindi më 18 gusht 1978 në Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në vendlindje.

Punon si profesor i artit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup te Fakulteti Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski” .

Ai është bashkautor i dy librave shkollorë “Arti figurativ 9” dhe “Art figurativ 12” në Kosovë.

Nga viti 2007 është anëtar i Shoqatës së Artistëve të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu kryetar i Shoqatës për Art dhe Kulturë “Silindart” si dhe drejtor i Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit në Strugë.

Për ObserverKult, piktori dhe grafisti Burhan Ahmeti ka treguar se si motiv kryesor në krijimatarinë e tij artistike ka qenë e kaluara e larmishme e tij, fëmijëria, familja, etnografia, zakonet dhe trashëgimia jonë e begatë kulturore.

“Të gjitha këto detaje janë pjesë  e pandashme, direkt apo indirekt në krijimtarinë time artistike.  Duhet të mburremi me historinë tonë, e me të kaluarën tonë e cila është një pasuri jo vetëm e jona si individ por si pasuri kombëtare.

Pra, motivet në  veprat e mia i referohen riorganizimit të përjetimeve të një realiteti, të qasjeve të ndryshme gjatë krijimit të veprës, dhe me anë të kësaj mundohem të bëj një lloj ridizajnimi të botës reale në të cilën jetojmë”, tha Ahmeti.

Ekspozita personale:

2023- Galeria Qahili Prishtinë, Kosovë.

2021- Artoteka e Bibliotekës Metropolitane të Bukureshtit, Rumani.

2017- Galeria Kombëtare e Maqedonisë “Çifte Amam” Shkup.

2016- Galeria “Werkstatt” në Cyrih, Zvicër.

2012 – Galeria “MC” në Nju Jork, SHBA.

2010 – Galeria “NU KOZA” në Dijon, Francë.

2010 – Cite des arts në Paris, Francë.

2009 – “Südost” Berlin, Gjermani.

2009 – Galeria e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, Kosovë.

2008 – Muzeu i Qytetit të Shkupit, Maqedoni.

2007- Studio e hapur grafike, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Maqedoni.

2005 – Galeria “Festa”, Sofje, Bullgari.

2005 – Galeria “Incontro”, Cyrih, Zvicër

Ekspozita grupore:

Mogilev- Bjellorusi, Ulqin-Mali i Zi, Fier-Shqipëri, Adana-Turqi,

Muzeu i Arteve në Grenlandë, Stacioni Kërkimor Britanik në Antarktidë,

Londër-Britania e Madhe, Parlamenti Evropian në Bruksel-Belgjikë, Universiteti i Massachusetts-Boston,

Tiranë-Shqipëri, Preshevë-Serbi,

New York-SHBA, Boston-Massachusetts, Competa-Spanjë, Universiteti Kombëtar i Comahue – Neuquen,

Argjentinë, Gjenevë-Zvicër, Rijeka-Kroaci, Gostivar-Maqedoni,

Ulqin-Mali i Zi, Korçë-Shqipëri, Hurghada-Egjipt,

Prishtinë-Kosovë, MKC Shkup-Maqedoni, Korçë-Shqipëri, Sharm El Sheik-Egjipt,

Tiranë-Shqipëri, Hamami Daut Pashë-Shkup, Sofje-Bullgari, Londër-Britania e Madhe e rreth njëqind të tjera.

Pjesëmarrës në më shumë se qindra simpoziume dhe koloni ndërkombëtare të artit.

Çmimet/shpërblimet

2022- Çmimi special nga VizArt edicioni 4, Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit në Tiranë, Shqipëri.

2021- Çmimi për grafikë më të mire SHAF “Rexhai Iseni Xhai” Kumanovë.

2018- Çmimi i parë për printimin më të mirë, nga DLUM (Shoqata e Artistëve të Maqedonisë), Galeria Kombëtare e Maqedonisë “Mala Stanica” Shkup, Maqedoni

2017- Çmimi special në Samitin Ndërkombëtar të Fotografisë në Strugë

2017- Çmimi për artin më të mirë në miniaturë DLUM, Qendra Informative Cultuale në Shkup, Maqedoni

2014- Çmimi IV Balaton, Vonyarcvashegy, Hungari.

2012- Çmimi për Art dhe Kulturë nga Komuna e Gostivarit, Maqedoni.

2012- “Qytetar Nderi për Kulturë” nga Kryetari i Komunës së Suharekës, Kosovë.

2010- Çmimi i parë për grafikë nga DLUM (Shoqata e Artistëve të Maqedonisë), Muzeu i Qytetit të Shkupit.

2006- Çmimi i dytë, Ekspozita Vjetore Ndërkombëtare e Printimeve në Format të Vogël, Sofje, Bullgari

2003- Çmimi i dytë, Bienalja Ndërkombëtare e Shtypjeve të Formatit të Vogël, Muzeu i Qytetit të Tetovës,Maqedoni.

2003- Çmimi për kulturë dhe art nga Kryetari i Komunës së Gostivarit.

2000- Çmimi studenti më i mirë nga Unioni i Studentëve të Universitetit Shtetëror në Tetovë.

1999- Çmimi i studentit më të mirë, Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin Shtetëror të Tetovë.

ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: HATIXHE IBRAHIMI, PIKTORE (FOTO)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e saj artistike, piktoren Hatixhe Ibrahimi.

Hatixhe Ibrahimi u lind në Prishtinë. Ka përfunduar studimet themelore (bachelor) në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Arteve, drejtimi Pikturë.

Ajo përpos si piktore njihet edhe si kostumografe duke marrë pjesë në shumë shfaqje teatrale me punën e saj.

Deri më tani Hatixhe Ibrahimi ka ekspozuar punimet e saj në disa ekspozita brenda dhe jashtë Kosovës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult