Ekspozitë në ObserverKult: Eshtref Berisha, piktor (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e tij artistike, piktorin Eshtref Berisha.

Eshtref Berisha ka lindur më 21.12.1989 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Gjilan. Në vitin 2008/09 studimet bachelor i filloi në Universitetin e Prishtinës, drejtimi pikturë, ndërsa më vonë në vitin 2014 studimet master.

Pasi mbaroi studimet bachelor dhe master për pikturë nuk realizoi asnjë vepër deri kah fundi i vitit 2019, për të ‘rilindur’ pastaj me shpërthimet e para, “vrimat e zeza, planetët e universi i tij”.

Teknikat e tij si student i pikturës, në fillim kanë përfshirë vaj në pëlhurë… Në master ai është angazhuar me teknikë të kombinuar, vaj dhe akrilik.

Ndërsa në ekspozita paraqiten punimet e tij kryesisht me materialin në pëlhurë dhe letër, me ngjyrat sprej, ku e verdha dhe e kaltërta dominojnë, por që pikturat e tij karakterizohen me përdorim shumëngjyrësh. Dimensionet e veprave të tij abstrakte dhe reale ndryshojnë: të mëdha, mesatare dhe të vogla.

Pikturat e tij janë “Space art” (Art kozmosi), “Science art” (Art shkencor), pasi që kodi tematik ka të bëjë me vrimat e zeza-objektet më të diskutuara sot në astronomi.

Për shikuesin, shumica e pikturave të tij janë art abstrakt por për piktorin subjektiv.

Aty paraqiten vrimat e zeza -një vend në kozmos ku graviteti tërheq aq shumë sa edhe drita nuk mund të dalë jashtë.

Ndryshe, artisti Berisha ka një vit që jeton dhe punon në Gjermani, ndërsa punën për pikturën po e zhvillon me të njëjtin avaz sikurse në Kosovë.

Ekspozitat personale:

Art Gallery, Gjilan 2022
Albi Mall, 2022
Galeria e qytetit Gjilan, 2023

Ekspozitat kolektive:

Flaka e Janarit, Gjilan
Ura me tri harqe, Prishtinë


Kadri Kadriu, Mitrovicë
Gyrsel Sylejmani, Ferizaj
Kae Gallery, Mitrovicë
Trekëndëshi Artistik, Martigny-Zvicër
Luxemburg
Frankfurt am main

Çmimet:

Çmimi për pikturë në Preshevë në vitin 2005
“Flaka e Janarit”, çmimi për Pikturë viti 2016.

ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: URAN LIMANI, PIKTOR (FOTO)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e tij artistike, piktorin Uran Limani.

Uran Limani u lind në Prishtinë në vitin 1978. Në vitin 2002 përfundoi studimet në Fakultetin e Arteve, fusha e pikturës në Universitetin e Prishtinës. Deri më tani ka realizuar katër ekspozita personale dhe është pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive. Është shpërblyer disa herë në fushën e artit pamor dhe dizajnit grafik.

Aktualisht punon dhe vepron në Prishtinë. Urani tregoi se hapat e parë të pikturës ia mësoi babai i tij, piktori Remzi Limani i cili pak javë më parë ndërroi jetë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult