Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e tij artistike, piktorin Ilmi Sadiku.
Ilmi Sadiku lindi më 3.2.1990 në fshatin Balaj, komuna e Ferizajit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.
Vazhdoi studimet në Fakultetin e Arteve në Tetovë, ku u diplomua në vitin 2012, i emëruar si piktor i artit figurativ. U diplomua në vitin 2014 në studimet postdiplomike për Pikturë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Ai është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” Ferizaj. Ishte kryetar i SHAF (Shoqatës së Artistëve Figurativ) “Zef Kolombi” Ferizaj 2019-2021. Aktualisht profesor i lëndës së artit figurativ në Gjimnazin ’ Dr.Shaban Hashani’’ në Ferizaj.
Fitues i disa çmimeve:
Çmimi i parë në garat komunale në lëminë e kulturës figurative 2002-Ferizaj;
Çmimi i parë në garat komunale në lëminë e kulturës figurative 2003-Ferizaj;
Çmimi i parë në garat komunale në lëminë e kulturës figurative 2004 Ferizaj;
Çmimin ‘Shpërblimi për pikturë’ në Fakultetin e Arteve në Tetovë , 2012-Tetovë;
Çmimin ”Gursel SulejmaniI” 2013-Ferizaj.
Çmimin ”Ditët e Kulturës” 2015-Ferizaj.
Ekspozitat kolektive:
Ekspozita tradicionale ”Dita e Pavarësisë” – 2024-Ferizaj;
Ekspozita Shëtitëse – 2023 Galeria e Arteve Ferizaj
Ekspozita tradicionale ”Ditët e Pavarësisë” – 2021-Ferizaj
Ekspozita “Ditët e Kulturës”- Galeria e Arteve, 2021-Ferizaj
Ekspozita “Ditët e Kulturës”- Galeria e Arteve, 2018-Ferizaj;
Ekspozita tradicionale ”Dita e Pavarësisë” – 2018-Ferizaj;
Ekspozita “Ditët e Kulturës”- Galeria e Arteve, 2017-Ferizaj
Ekspozita tradicionale ”Dita e Pavarësisë” – 2017-Ferizaj;
Ekspozita “Ditët e Kulturës”- Galeria e Arteve, 2016-Ferizaj;
Ekspozita tradicionale ”Dita e Pavarësisë” – 2015-Ferizaj;
Ekspozita kolektive ”Ditet e Kulturës” 2015-Ferizaj.
Ekspozita tradicionale e VI-të ” Ditët e Pavarësisë” – 2014-Ferizaj;
Ekspozita tradicionale e V-të ” Ditët e Pavarësisë” – 2013-Ferizaj;
Ekspozitë ndërkombëtare “Flaka e Janarit” – 2013-Gjilan;
Ekspozitë studentore ”Ura me tre harqe ” 2012-Prishtinë;
Ekspozitë ndërkombëtare të artistëve mbarëshqiptar – 2012-Ferizaj;
“Bienali i parë i vizatimit”- 2012-Ferizaj;
“Salloni i Gjilanit 4”, 2012-Gjilan;
“ Dita e Pavarësisë” – SHAF “Zef Kolombi”, Galeria e Arteve, 2012-Ferizaj;
“Flaka e Janarit” – 2012-Gjilan;
Ekspozitë studentore – Akademia e arteve, 2011 Novi Pazar – Serbia;
“Ditët e Mërgatës”- SHAF “Zef Kolombi”. Galeria e Arteve, 2011-Ferizaj;
“Ditët e Kulturës”- SHAF “Zef Kolombi”. Galeria e Arteve, 2011-Ferizaj;
“Dita e Pavarësisë” – SHAF “Zef Kolombi”, 2010-Ferizaj;
Ekspozitë studentore ”Ura me tre harqe “ , 2010-Tetovë’
Dita e Pavarësisë – SHAF “Zef Kolombi” -Biblioteka e qytetit,2008- Ferizaj.
Teknika e kombinuar është teknika me të cilën punon piktori, Sadiku. “Teknikat në të cilat pikturoj janë teknikë e kombinuar që përfshihen ngjyrat e vajit dhe ngjyrat akrelike. Rryma që i takoj është ekspresionizmi ku mundohem që përmes abstraktes dhe realizmit të krijohet një stil unik”, ka thënë ai.
Inspirimin, Sadiku thotë se e gjen nga jeta e përditshme.
“Përmes punimeve synoj të ndikoj thellë në mendjen e çdo njeriu, vizitori të cilat përmbajnë çasje bashkëkohore që në esencë kanë një gjuhë të qartë artistike konkrete me një estetikë tejet të dukshme dhe të theksuar”, tha ai.
ObserverKult
Lexo edhe:
EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: VJOLLCA AJETI- KOLLÇAKU, PIKTORE (FOTO)
Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e saj artistike, piktoren Vjollca Ajeti Kollçaku.
Piktorja lindi më 19 gusht të vitit 1988 në Prishtinë. Mësimet e para i kreu në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë, kurse shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin “Sami Frashëri“ po ashtu në Prishtinë.
Më 2008 filloi studimet në Universitetin e Fakultetit të Bujqësisë dhe të Veterinarisë në drejtimin e Mjekësisë Veterinare në Prishtinë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult