Ekspozitë në ObserverKult: Lebibe Topalli, piktore (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e saj artistike, piktoren Lebibe Topalli.

Lebibe Topalli lindi më 4.7.1981 në Ferizaj. Në vitin 2004 u diplomua në Fakultetin e Arteve, drejtimi “Pikturë” në USHT, Maqedoni, kurse në vitin 2008 ka përfunduar studimet pasdiplomike dhe mori titullin Master në fushën e Pikturës në Universitetin e Prishtinës.

Lebibe Topalli aktualisht është ligjëruese e artit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, si dhe profesoreshë në Shkollën e Mesme të Arteve në Ferizaj.

Gjatë karrierës së saj të gjertanishme si artiste, ajo pati rastin të jetë pjesë e projekteve dhe ekspozitave të ndryshme artistike.

Interesimi i saj kryesor ishin muralet, ndërsa në vitin 2004 ishte realizuese e muralit “Integrimi në Evropë” në qytetin e Ferizajt.

Më pas Lebibe Topalli inicoi edhe realizimin e muraleve tjetra që lidhen me projektin e lartpërmendur, dhe që u realizuan në bashkëpunim me gra piktore.

Në vitin 2016 themeloi Festivalin Ndërkombëtar të Muraleve dhe OJQ-së MuralFest Kosova, ku është edhe drejtore ekzekutive.

Po në vitin 2016 ajo fitoi çmimin “Artistja e vitit” në Ferizaj.

Topalli deri tani ka mbajtur 9 ekspozita personale (Turqi, Kosovë, Shqipëri, Francë dhe Zvicër) dhe ka qenë pjesë e më shumë se 50 ekspozitave kolektive.

Çmimet:

2006  Çmimi i parë komiteti për të drejtat e grave
2010  Piktura më e mirë nga SHAF” Zef Kolombi“- Ferizaj
2014  Certifikatë/qytetare nderi– Vila la Grand – Francë
2014  Mirënjohje nga komuna e Fushë-Kosovës
2016  Çmimi i parë në  “Flakadani i Karadakut” – Viti
2016  Çmimi i parë në “Salloni i Gjilanit” – Gjilan
2016  “Artisti i vitit”, Ferizaj.

EKSPOZITAT PERSONALE:

2000 Ekspozitë personale në Turqi
2002 Ekspozitë personale, Qendra e Kulturës  – Ferizaj
2005 Ekspozitë personale, Galeria e Arteve –Ferizaj
2011 Ekspozitë personale, Galeria  e Arteve–Ferizaj
2018 Eksozite personale, “Cite du Temps” Gjenevë-Zvicër
2018 Ekspozitë personale, Bern – Zvicër
2019 Ekspozitë 4N1, Galeria e Arteve- Shkodër
2019 Ekspozitë personale “Freeling” – Galeria e Ministrisë së Kulturës- Prishtinë.



EKSPOZITAT KOLEKTIVE:​

2003 Ekspozitë kolektive –Tetovë
2005 Ekspozitë kolektive –Tetovë
2006 ”8 marsi Dita e gruas” çmimi i parë- Ferizaj
2006 ”Salloni i Nëntorit”, Ferizaj
2007 Ekspozitë kolektive, Ferizaj “Qershori 2007”
2008 “Salloni i qershorit”, Ferizaj
2008 Ekspozitë kolektive, Muzeu i Prishtinës
2009 “Dita e Pavarësise”, Ferizaj
2010 “Salloni i Qershorit”- Ferizaj
2012 “Bienali i parë i vizatimit”, Ferizaj
2012 “Dita e pavarësise”, Ferizaj
2012 “8 Marsi” grupi joformal i grave –Ferizaj
2012 “Ditët e mërgatës”, Galeria e Arteve- Ferizaj
2013 ”Salloni i Nëntorit”- Gjilan
2013 “Ditët e Çlirimit”- Ferizaj
2014 “Kolonia artistike mbarëkombëtare” –Ferizaj
2014 “Art-Villamagna” –Francë
2014 “Çmimi Gursel Sylejmani”- Ferizaj

2014” Bienalja 2 e vizatimit” – Ferizaj
2014 “Kolonia “Euro kosova Art” –Prishtinë
2015  Çmimi “Gursel Sylejmani” Galeria e arteve –Ferizaj
2015 Koloni artistike kushtuar “Ditëve të mërgatës” – Ferizaj
2015 “Salloni i Qershorit”, Galeria e arteve –Ferizaj
2015 “Salloni i Nëntorit”, Galeria e Arteve- Ferizaj (Çmimi vendi i dytë)
2015 “Salloni i Nëntorit“, Galeria e Arteve- Malishevë
2015 “Salloni i Nëntorit“, Galeria e Arteve- Tetovë
2016 “Flaka e Janarit“ Çmimi i parë, Galeria e Arteve- Gjilan
2016 “Flakadani i karadakut”,  Çmimi i parë.

2016 “Gursel Sylejmani”, Galeria e Arteve – Ferizaj
2016 “Kolonia artistike” me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas- Ferizaj.
2016 “T’i japim ngjyrë qytetit”, Qershor- punë pikturale nëpër qytet.
2016 “Euro-Kosovaart”, Koloni ndërkombëtare- Prishtinë.
2016 “Kolonia ndërkombëtare Gostivari 2016”
2016 “Tolerancë ndërfetare”, mural
2016 ”Kolonia për ditët e mërgatës”, Ferizaj.
2016 ”Shenjtërimi i Nënës Tereze”, ekspozitë kolektive – Tetovë
2017 “Salloni i Nëntorit”- Gjilan
2017 “Gursel Sylejmani”, Galeria e Arteve- Ferizaj
2017 “8 marsim Dita e Gruas”, koloni artistike
2017 “MURAL FEST 2017”

2017 “Ditët e Kultures”, Ekspozitë kolektive – Ferizaj
2017 “Euro Kosova-Art”, Kolonia Ndërkombëtare Harilaq-Prishtinë.
2017 “Qendra kulturore e Diasporës”, Geneve-Zurrich
2018 ”Flaka e Janarit” Gjilan
2018 “Çmimi Gursel Sylejmani”, Ferizaj
2018 Ekspozitë kolektive – Fier-Albania
2019  “Gursel Sylejmani”,  Ferizaj
2019 ”Flaka e Janarit”, Gjilan
2019 Ekspozitë kolektive Art Asociation Kosovo AAVK, Fakulteti i Arteve – Prishtinë
2020 Ekspozitë kolektive  “Gursel Sylejmani”, Galeria e Arteve- Ferizaj
2021 Ekspozite kolektive “Art Asociation Kosovo AAVK” Galeria e Fakultetit te Arteve- Prishtinë.

ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: ERBLINA KARALITI, PIKTORE (FOTO)