Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e saj artistike, piktoren Valdeta Ibishi.
Valdeta Ibishi është piktore e njohur nga Kërçova, Maqedoni e Veriut. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa shkollimin e lartë e ka mbaruar në Universitetin e Tetovës në Fakultetin e Arteve të Bukura.
Ka punuar në Universitetin e Punëtorëve “KRSTE MISIRKOV”, ku është marrë me aktivitete të ndryshme për fëmijë.
Krijimtarinë e ka arritur ta pasurojë me një numër të madh veprash shumica e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita të shumta brenda dhe jashtë vendit ku jeton.
Inspirimin e saj e kanë ngacmuar ndodhitë e përditshme si dhe gjithçka që “e ngacmon” syrin e shpirtin.
Si fëmijë gjithmonë ka shijuar kënaqësinë e përjetuar në shtëpitë. Ajo që i ka dhënë shtytjen për të pikturuar është braktisja e këtyre shtëpive.
Rrëfimi i veprave i takon fëmijërisë saj, që ka kaluar brenda atyre mureve, monumentet e vjetra dhe të gdhendura nga koha që janë mahnitëse dhe për t’u admiruar.
Shtëpitë e asaj kohe kanë elemente të ndryshme arkitektonike. Kjo temë e trajtuar nga kjo piktore është bërë me qëllim që të mos humbet e kaluara, ku historia jonë është shumë e pasur.
Shtëpitë e vjetra janë një monument shumë i rëndësishëm i kulturës sonë nga fundi i shekullit XVIII. Mund të themi ato kanë një nivel të lartë në aspektin arkitektonik, sepse posedojnë vlera arkitektonike me elemente tradicionale shqiptare, që ndërtoheshin nga mjeshtrit shqiptarë me mundin dhe djersën e tyre.
Valdeta veprat e veta i ka të postuara gjithashtu edhe në faqen e njohur Draint: https:///artgallery/paintings
Ekspozitat personale:
”Bukuritë përallore të shtëpive të vjetra”, Kërçovë, 2021
“Women for women” Shkodër, 2022
Disa nga ekspozitat kolektive:
Ekspozita e mbajtur në Universitetin e Tetovës, Fakulteti i Arteve, maj 2016, 2017,2018, 2019
“Kulturë në çdo kënd”, Kërçovë, 2018
“Ditari i vonuar” , Kërçovë, 2018
“Ekspozitë e absolventëve”, Strugë, 2019
“Ura me tri harqe”, Tiranë, 2019
“Kulturë në çdo kënd”, Kërçovë, 2019
“Femra krijuese” Tetovë, 2019
“Marigona e Nëntorit”, Tetovë, 2019
“Fllad Vjeshte” INQK “ Koco Racin”, Kërçovë, 2019
“Sanat terapidir”, Turqi, 2020
Visual Exhibition “Engravist printmaking bienal”, Turqi, 2020
“International online multidisciplinary art Exhibition”, Turqi, 2020
OPA Art Exhibition ”Pjesët më të bukura të qytetit”, Kërçovë, 2020
”28 Artistë për 28 Nëntor ”, Tetovë, 2020
”Vision 2021 an international online exhibition of art”, 2021
Positive energy art, Art Exhibition, “Epizod i ri ” Tetovë, 2021
”Kolonia artistike – Edicioni IV Radika 21”, Dibër, 2021
”Shikim akulli”, Kërçovë, 2021
”Salloni dimëror ”, Tetovë, 2021.
ObserverKult
——————–
Lexo edhe: