Ekspozitë për të kremtuar 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Fatos Kongoli

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, ka hapur ekspozitën Fatos Kongoli në 80-vjetorin e lindjes”

Kështu kanë njoftuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, duke pasur gjithmonë në vëmendje promovimin e vlerave më të mira të trashëgimisë kulturore kombëtare dhe personaliteteve që i japin dinjitet asaj, hapi të mërkurën, “Fatos Kongoli në 80-vjetorin e lindjes”, si një takim mes miqsh të vjetër”, bëhet me dije në njoftim.

Përmes kësaj ekspozite u ndanë me publikun kujtimet dhe vlerësimet për jetën dhe veprën e shkrimtarit të rëndësishëm të letrave shqipe Fatos Kongoli.

Ndryshe, ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Amerikane, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

ObserverKult


Lexo edhe:

VALENTINA SARAÇINI: SI TA HEDH DHEMBJEN RRUGËVE PA EMËR…

Poezi nga Valentina Saraçini

Këtë herë jam zgjuar në një botë
Ku armiqësitë fitojnë kuptimësi
Ndërsa dashuria mbarset
Përtej tërbimit të detit
Dhe mbetet e harruar

Murin që kam përballë
Mes meje dhe vetes
Ka të çara
Nga fjalët e thëna që nuk mbajnë më

Si ta quaj këtë Vetmi që shikon
Nga maja e kështjellës
Të ngritur prej heshtjes

Si ta hedh dhembjen rrugëve pa emër
Të fshihet mes gjurmëve të atyre që më njohën
Dhe më tretën

Këtë herë më mban zgjuar
Ky qytet i fjetur që nuk mund të ikë nga unë
As nga dhenbja që fle me mua

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult