Ekspozitë retrospektive e Agim Çavdarbashës

Në njëzet vjetorin e vdekjes së skulptorit, pedagogut, akademikut dhe artistit të madh, Agim Çavdarbasha, u bë një rikthim i përgjithshëm i punës së tij përmes një ekspozite retrospektive, e cila u mbajt në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Ekspozita e kuruar nga Eqrem Basha në bashkëpunim me familjen e skulptorit të ndjerë do të qëndrojë e hapur për një muaj.