Ekspozohen dokumentet e Seancës I Plenare: Diskutimi i deputetëve për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Arkivi i Shtetit shqiptar ka ekspozuar dokumentet origjinale të seancës së parë plenare në Parlamentin Shqiptar. Historiani Myrteza Sharra rrëfen nivelin e lartë të deputetëve edhe vendimet e para, që kishin në fokus bashkimin kombëtar edhe emancipimin e gruas.  

100 vjet më parë në datë 21 prill të vitit 1921 (ditë e enjte ora 10.00) u mbajt seanca e parë plenare me 56 deputetë në parlament. Arkivi Qendror Shtetëror ekspozon dokumentet origjinale që ruhen në këtë institucion. Ndërsa, historiani Myrteza Sharra rrëfen rëndësinë e këtyre.

“Është një ditë e veçantë çelja e parë e seancës plenare pas 21 prillit të 1921 me 56 deputet. Deputetët ishin të përzgjedh nga Kuvendi Kombëtar, (parlamenti) që doli nga kongresi i Lushnjes, por që nuk ishte i vendosur në bazë të zgjedhjeve demokratike”, shprehet Sharra.

Dhimitër Kacimbra ishte kryetari i trashëguar i Këshillit Kombëtar nga Kongresi i Lushnjes i vitit 1920, por edhe shumë intelektualë të tjerë ishin anëtarë të këtij parlamenti, që në vendimet e para në fokus kishte bashkimin kombëtar dhe emancipimin e gruas shqiptare.  

“Parlamenti pas zgjedhjeve, nuk pati dy parti të konsoliduara, e majta edhe e djathta, por ishin të përziera. Mendimi kryesor qëndronte në zgjidhjen e çështjeve më problematike të vendit, si bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe emancipimi i femrave shqiptare”.

Ndonëse në parlamentin e ditëve të sotme niveli intelektual i deputetëve lë për të dëshiruar, historiani thekson se qëllimi përfaqësuesve të popullit që në vitin 1921 ishte që vendi ynë të orientohej drejt Perëndimit.

Personalitetet e asaj kohe kanë qenë ndër personazhet më të ditur që parlamenti ynë ka pas ndonjëherë.  Seancën e parë plenare fjala është bërë nga Dhimitër Kacimbra, edhe i kryetarit të qeverisë Pandeli Vangjeli. Pjesë e kësaj seance ishin Kristo Dako, Pandeli Vangjeli, Sotir Kolea etj. Niveli intelektual i parlamentit të parë shqiptar ka qenë i admirueshëm, edhe pas 1923 kemi pas rritje sa i përket diskutimeve intelektualeve. Ndoshta as pas 1990 nuk e kemi arritur këtë nivel diskutimesh në çështje ekonomike, sociale, politike edhe kulturore. Mënyra e miratimit të ligjeve ishte e njëjtë me sistemin demokratik, kryesisht ligjet e para kanë qenë ato më jetiket.  Ata synonin për ta drejtuar Shqipërinë drejt Perëndimit edhe për ta shkëput nga mendësia Lindore”, përfundon historiani Myrteza Sharra.

Godina në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror”, ndërsa sot në të është Akademia e Shkencave të Shqipërisë./shqiptarja.com

LEXO EDHE: Suvenire me imazhet e dokumenteve nga fondi i Arkivit Qendror Shtetëror

1619018561_Screenshot2.jpg