Ekspozohen veprat e fundit të Sali Shijakut

Një vit pas ndarjes nga jeta të piktorit të njohur Sali Shijaku, i biri Orgesi ka çelur në ambientet e vilës së tij, ekspozitën “Retrospektivë”.

Të vendosura në mënyrë të rastësishme një pjesë e veprave trajtojnë epikën heroike me kreshnikët dhe luftëtarët shqiptarë në shekuj.

Një prej tyre është edhe piktura monumentale “Mic Sokoli” imazh që u kthye në burim frymëzimi të kosovarëve në vitin 1970, e që ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen e publikut, i cili e lidh edhe me zhvillimet në veri të Kosovës.

“Gjithmonë artistët janë pjesë e këtyre situatave, unë besoj se Sali Shijaku ka qenë pjesë e historive dhe luftërave të Kosovës si në atë kohë si në këtë kohë. Ka sjellë figurën e Mic Sokolit pikërisht në këto situata. Po ashtu këto figura besoj se kanë një forcë, pikërisht atë forcën e shqiptarit të Mujit dhe Halilit ku babai ilustroi të gjithë legjendat për ta paraqitur në gjithë gjuhët e botës përmes artit”.

Vepra arti që nga fillimet e krijimtarisë së tij, piktura, skulptura, skica etj shpalosin një tjetër dimension të artistit avangardë.

Mes emocionesh Orgesi ruan me fanatizëm çdo vepër të piktorit dhe kujton shpesh kritikat që i janë bërë Sali Shijakut.

“Në këtë ekspozitë kemi sjellë artin modern, disa nga pikturat më të rëndësishme sidomos ato të ekspozitës së Durrësit ku ai u kritikua për 7 rrymat e artit, kubizëm, surrealizëm, impresionizëm etj. U shkruajt madje një artikull në gazetën “Drita” se këto rryma ishin një interpretim i padrejtë i realitetit”, ka deklaruar Orgesi.

Sali Shijaku njihet si piktor i kompozimeve masive të shekullit XX, ku përmes ngjyrave ka sjellë peizazhe, legjenda dhe mitet shqiptare që kanë shërbyer gjithashtu si një vend strehimi për lirinë krijuese të tij./shqip.com

ObserverKult


ben blushi
Ben Blushi

Lexo edhe:

BEN BLUSHI TREGON HISTORINË SE SI SHPËTOI PIKTORI I NJOHUR… ISHTE FUTUR NË DET…

Nga Ben Blushi

Shkova te Helidon Haliti. Në studio
Do më fotografosh, tha
Do të fotografoj, i thashë
Ku të rri, më pyeti
Rri mes dy portreteve të tua, i thashë
Jam mirë kështu?
Je mirë por nuk ka dritë sa duhet, thashë unë
Dritë ka po se ke gjë aparatin, tha Helidoni

Aparati është i mirë po këtu s’ka dritë, thashë unë
Merr aparatin tim është Nikon, tha Helidoni
Edhe unë Nikon kam, thashë unë
Po si t’ja bëjmë, tha Helidoni
Dalim jashtë në diell, thashë unë
Si të duash, tha Helidoni
Unë do marr karrigen ti merr dy portrete dhe katër gozhda,
Po gozhdat pse, më pyeti

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult