Ekspozohet vizatimi i sapozbuluar i Van Gogh

Philippe Petit van gog

Ekspozohet për herë të parë vizatimi i sapozbuluar Vincent Van Gogh. Vizatimi në fjalë është fshehur në koleksionin privat të një familjeje holandeze për më shumë se një shekull dhe është ekspozuar për herë të parë në muzeun në Amsterdam.

Vizatimi me laps i sapozbuluar i piktorit holandez me famë botërore Vincent Van Gogh ekspozohet për herë të parë në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam.

Sipas BBC-së, Muzeu Van Gogh ka konfirmuar zbulimin e vizatimit të paparë më herët. Në vizatim shihet një plaku i lodhur.

Muzeu deklaroi se vepra e titulluar “Study for Worn Out” u vizatua në vitin 1882. Në fillim të karrierës së piktorit Van Gogh.

Vizatimi nuk ishte parë kurrë më parë

Vizatimi në fjalë është fshehur në koleksionin privat të një familjeje holandeze për më shumë se një shekull. Dhe është ekspozuar për herë të parë në muzeun në Amsterdam sot, transmeton ‘rtklive’.

Punimi me laps, me firmën “Vincent”, shfaq një plak të ulur në një karrige prej druri. I veshur me një jelek, pantallona dhe çizme, me duart në kokë.

Teio Meedendorp, një nga studiuesit në Muzeun Van Gogh, deklaroi se vizatimi nuk ishte parë kurrë më parë dhe se është zbuluar për herë të parë. Dhe se është “absolutisht e pamundur” të thuhet vlera materiale e veprës.

Vizatimi do t’i kthehet koleksionistëve privatë pasi të jetë ekspozuar deri më 2 janar.

LEXO EDHE: Zbulohet mozaiku më i vjetër në botë, ja ku gjendet

Del në dritë vepra 3500-vjeçare, në Turqinë Qendrore, që konsiderohet më e vjetra në botë.

Mozaiku me rreth 3147 gurë me madhësi 3×7 metra, u gjet në Usakli Hoyuk, që ndodhet në rrethin Sorgun, provinca Yozgat, ku vëzhgimet kanë filluar më 2008, ndërsa gërmimet në vitin 2012.

”Gërmimet arkeologjike po kryhen bashkërisht, nga Drejtoria e Përgjithshme e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve, Universitetit Bozok dhe Universitetit të Pizës në Itali”, – tha Huseyin Çiftçi, drejtori lokal për Kulturën e Turizmin.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU