Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi, ka përfaqësuar Kosovën në ‘BBC Cardiff Singer of the World’.
Kajtazi ka treguar se ishte ëndërr e saj të këndoj rolin e Juliette teksa falënderuar të gjithë për përkrahjen, njofton ‘klankosova.tv’.
“Të dashur miq, uroj ta shijoni paraqitjen time në Cardiff Singers Of the World, është ëndërr e imja të këndoj rolin e Juliette, uroj që së shpejti ta kem në kalendarin tim! Nga zemra ju uroj gjitha të mirat dhe faleminderit shumë për përkrahjen. Ishte kënaqësi e papërshkrueshme ta reprezentoja Kosovën për herë të parë në Cardiff-Wales”, është shprehur Kajtazi.