Elbenita Kajtazi përfaqëson Kosovën në “BBC Cardiff Singers Of the World”

Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi, ka përfaqësuar Kosovën në ‘BBC Cardiff Singer of the World’.

Kajtazi ka treguar se ishte ëndërr e saj të këndoj rolin e Juliette teksa falënderuar të gjithë për përkrahjen, njofton ‘klankosova.tv’.

“Të dashur miq, uroj ta shijoni paraqitjen time në Cardiff Singers Of the World, është ëndërr e imja të këndoj rolin e Juliette, uroj që së shpejti ta kem në kalendarin tim! Nga zemra ju uroj gjitha të mirat dhe faleminderit shumë për përkrahjen. Ishte kënaqësi e papërshkrueshme ta reprezentoja Kosovën për herë të parë në Cardiff-Wales”, është shprehur Kajtazi.

LEXO EDHE: Elbenita Kajtazi e emocionuar për vlerësimin që i bëri kritika franceze