Nëpërmjet objektivit të fotografit legjendar, Mario Tesoro, eleganca dhe tradita shekullore arbëreshe është promovuar dhe paraqitur më së miri.
Me një foto bardhë e zi, fotografi ka kujtuar setin e realizuar një vit më parë për bukuritë dhe traditën e arbëreshëve, të cilët pavarësisht se janë zhvendosur në Itali shekuj më parë nuk e harruar asnjëherë vendin e tyre të origjinës, transmeton ‘shqiptarja.com’.
Nëpërmjet rrjetit të tij social Instagram, ai shkruan se takimi me ta ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer, që i ka kujtuar veten e tij dhe se të lëvizësh nga një vend në një vend tjetër nuk do të thotë të humbasësh vetveten.