Eleni Qirici, balerina e parë shqiptare që shkëlqeu në Hollywood

Më 25 janar 1925, lindi Eleni Qirici, balerina e parë, aktorja dhe akrobatja shqiptare, e cila debutoi me sukses të madh në skenat e Evropës, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara te Amerikës.

Karriera e saj filloi në një moshë mjaft të re. Gjatë turit të saj të parë në Itali ajo bëri disa shfaqje sensacionale ku morën pjesë personalitetet më të larta dhe familja mbretërore.

Fama që ajo fitoi gjatë këtij turneu, i dha asaj kontratën e dytë në Francë, që u konsiderua si qendër e artit botëror.

Eleni Qirici është personi i parë që shkoi dhe shkëlqeu në Hollywood, duke u bërë e njohur në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1938, së bashku me prindërit e saj, ajo erdhi në Shqipëri ku dha disa shfaqje në Korçë, Tiranë dhe vende të tjera.

Për më tepër ajo është koreografja e parë që organizoi trupën e parë shqiptare të baletit.

Nuk kish si të ndodhte ndryshe, Elena Qirici bijë e dy bashkëshortëve artistë, domosdoshmërish do të ecte në rrugën e prindërve, aq më tepër që ende foshnje, ishte përkundur në gjumë, qe zgjuar mëngjeseve e lodruar gjatë ditës nën tingujt e kitarës e të këngëve, që aq mrekullisht i luanin dhe i këndonin enkas për të bijën, çifti Vasil e Rudi Qirici, transmeton ‘konica.al’.

Prindërit e saj menduan, që shkollimi për vajzën e tyre ishte më se i domosdoshëm.

Dhe kështu një vit më pas më 1936, Elena nis studimet në Vjenë.

ObserverKult


Lexo edhe:

ELENI FOUREIRA: SHOQËRIA GREKE NUK MË PRANONTE SE ISHA SHQIPTARE

Eleni Foureira për një kohë të gjatë e mbajti të fshehtë origjinën e saj, duke qenë se kishte krijuar një karrierë mjaft të suksesshme në Greqi.

Në fillimet e saj ajo shprehej se ishte me origjinë latine, derisa më në fund pranoi të vërtetën.

Së fundmi e ftuar në një televizion grek, Eleni ka shpjeguar se përse është detyruar ta mbajë të fshehtë origjinën.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult