Eliana Mitro, zonja 70-vjeçare që “sfidon” me elegancë të gjitha blogger-et e modës

Njihuni me Eliana Mitro…

Eliana Mitro është 70-vjeçarja që nuk i trembet numrave. Në këtë moshë ndihet edhe më e lumtur për ta shijuar stilin e saj, sipas mënyrës së saj.

Ajo ka zgjedhur të hap faqen e saj në Instagram, ku nëpërmjet pamjes së saj të sofistikuar tregon përditshmërinë, të cilën e thyen me ngjyra të forta dhe dizajnë plot fantazi.

Eliana sapo e ka lënë profesionin e saj, si inxhiniere ndërtimi prej 30 e ca vitesh, një profesion i cili i ka dhënë shumë dhe për të cilën ajo gjithmonë të flet me dashuri.

Përtej këtyre faktorëve të rëndësishëm në jetën e saj, ajo është dhe një nga mbesat e zonjës së parë të Tiranës, Qefser Toptanit, një zonje tërë sharm e elegancë në të veshur, por edhe një gruaje të emancipuar, e cila ndikoi fort në disa aspekte të jetës së viteve 30 – të asaj kohe në kryeqytet. 

E mbi të gjitha ajo është dhe stërgjyshe e dy mbesave të vogla, transmeton “the-living-media.com”.

Jeta e saj për momentin lëviz mes Tiranës dhe Vjenës, ku jetojnë dhe dy vajzat e saj. Është e martuar me Kristaq Mitron, një regjisor i njohur i shumë filmave të Kinostudios. Ai është shoku dhe kritiku i saj më i mirë. 

Sekreti i Elianës është se ajo di t’i japë jetë veshjes së saj. Luan guximshëm me ngjyrat dhe printet.

Adhuron aksesorët si syzet, pa të cilët mendon që një veshje nuk do të ishte e plotë. 

Të vishesh bukur e të kujdesesh për veten nuk është asnjëherë kohë e humbur, por, kjo nuk mjafton! Shtojini çdo ditë një dozë buzëqeshjeje në fytyrë dhe asnjë s’do t’i shohë shenjat e moshës tek ju. Në fakt, kjo është dhe filozofia e saj e jetës.

Ajo dashuron çdo gjë të bukur e këtë arrin ta transmetojë shumë mirë në artin e saj të të veshurit, duke qenë e para blogger-e në këtë moshë në Shqipëri e duke u shndërruar në një Iris Apfel. 

LEXO EDHE: SAKRIFICA E LUIZA XHUVANIT PËR TË QENË PJESË E FILMIT “DHE VJEN NJË DITË”