Elita shqiptare: Karl dhe Angjelina Ljarja

Nga Bajram Mjeku

Çifti i bukur në foto është Karl Ljarja, i diplomuar në vitet tridhjetë për gjuhë gjermane në Vjenë dhe gruaja e tij Angjelina Logoreci-Ljarja, që të dy nga Shkodra.
Ky çift, përveç që kishin origjinë nga familjet fisnike shqiptare dhe veç fatit të jetonin bashkë dhe të krijonin familje e kishte edhe një fat tjetër; kishin miq të shtëpisë disa nga personalitetet më të shquara që i dhanë jetë Shtetit shqiptar dhe mëkëmbën arsimin e kulturën shqiptare si Ernest Koliqi, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, dr. Frederik Shiroka dhe personalitete tjera shqiptare.
Karl Ljarja dhe Angjelina Logoreci e kishin djalë aktorin e shquar Rikard Ljarja, njëri nga ikonat e kinematografisë shqiptare./ ObserverKult