Elon Musk prezanton robotin humanoid/ A është e rrezikshme për njerëzmin kjo?

roboti

Miliarderi Elon Musk prezantoi në shfaqjen më të fundit teknologjike prototipin më të fundit të robotit humanoid.

Roboti i krijuar nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla, i quajtur Optimus, synon ta prodhohet në në masë dhe ka çmimin prej 20 mijë eurosh.

Roboti u shfaq në skenë në Silicon Valley duke ngritur në këmbë audiencën që ishte e pranishme.

Shefi i Teslës deklaroi se roboti është ende duke u përmirësuar dhe se shumë shpejt do të jetë në shitje për publikun e gjerë.

Sipas inxhinerëve, ky robot do të testohet për të punuar në fabrikat e makinave përpara se të dalë në shitje.

Ai pret që kompania do të jetë gati të merr porosi për tre deri në pesë vjet.

Debutimi i robotëve prototip në zyrën e Tesla-s në Palo Alto, Kaliforni, është pjesë e përpjekjes së Musk për të pozicionuar Teslën si një lider në fusha të tilla si inteligjenca artificiale dhe jo vetëm një kompani që prodhon “makina të lezetshme”.

Sipërmarrësi, i cili dikur paralajmëroi se inteligjenca artificiale është një kërcënim për njerëzimin, tha se Tesla dëshiron të sigurohej që kalimi në një shoqëri ku robotët kryejnë punën dhe njerëzit korrin përfitimet, është tranzicion i sigurt.

“Ne gjithmonë duam të jemi të kujdesshëm që të mos shkojmë në rrugën e Terminatorit,” paralajmëroi ai, duke iu referuar një filmit.

Drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, tregoi gjithashtu një video të robotit duke bërë detyra të thjeshta, të tilla si ujitja e bimëve, mbajtja e kutive dhe ngritja e shufrave metalike në një stacion prodhimi në fabrikën e kompanisë në Kaliforni.

ObserverKult

Lexo edhe:

KUSH ISHTE SHQIPTARI QË REGJISTROI I PARI HIMNIN KOMBËTAR?