Elona Caslli: Babë, a e mban mend kur m’ke thanë se s’kemi kohë me urrye askend?

elona caslli

KRYET E ULUN TË BABËS TEM nga Elona Caslli

– Babë, a e mban mend kur m’ke thanë se s’kemi kohë me urrye askend?! Mjaft kohë na kanë vjedhë tue na urrye, tue na burgosë e tue na hjedhë baltnave. M’ke thanë se ka ardhë koha me jetue njerzisht e s’kemi kohë me urrye askend prej atyne që e kanë të keqen në shpirt.
– Po, bir e mbaj mend mirë.

– Babë, a të kujtohet ajo ditë teksa dielli perëndonte n’katundin ku na kishin degdisë e m’the: “Bir, shpirtin as natyrën s’mundet me na e bur gosë kush! Ushqeje bir, shpirtin me natyrë e s’ke me mbetë kurrë peng as i vendit ku je le, as i kohës që jeton!
– Po, bir, bash njashtu të kam thanë.

– Babë, a të kujtohet që m’ke thanë se ka me ardhë dita që lumi ka m’u kthye në shtrat të vet e koha ka me gjykue gjithsecilin prej nesh njashtu si e meriton?!
– Po, bir njashtu kam mendue e njashtu të kam thanë.

– Babë, diçka s’asht kry njashtu siç duhet. Diçka ka mbetë e mangët babë.
– Po bir, ka mbetë.

– Babë, po sikur ne…
– Asht vonë bir. Asht padurimisht vonë…


Përshtati në gegnisht: Jozef Radi

ObserverKult

elona caslli
Elona Caslli

————————–

Lexo edhe:

PAK DRITË! PAK DRITË! PAK DRITË, O SHOK, O VLLA…TRI POEZI TË ZGJEDHURA NGA MIGJENI