Prekëse: Ne nuk jetojmë, mbijetojmë mam…

elona caslli
Elona Caslli

Nga Elona Caslli

Ne nuk jetojmë, mbijetojmë mam.
Ajo është diku rreth të dyzetave. Më rrëfen dialogun me të birin që do të mbushë 18 vjeç pas dy vitesh.
-Do të iki jashtë mam. Këtu nuk rri. Pastaj do të marr dhe vëllain me vete. Këtu nuk jetohet.

Mirë, po unë dhe babi ia kemi dalë të jetojmë dhe t’ju rrisim ndonëse me rroga.

Mamë, ne nuk kemi jetuar. Ne kemi mbijetuar.

Post Scriptum- Sytë e saj mbushen me lot gjatë rrëfimit dhe e vërteta që orvatemi ndonjëherë ta themi me shumë fjalë, thuhet veç me një fjali nga goja e një djali 16 vjeç- Ne nuk jetojmë, ne mbijetojmë mam.

ObserverKult


Lexo edhe:

ELONA CASLLI: DUAM LIRINË, POR RIPRODHOJMË DIKTATORËT

Ta duash lirinë është një gjë. Ta kuptosh domethënien e lirisë është një gjë krejt tjetër.
Besoj fort se në thelbin e lirisë qëndron shenjtëria e mendimit ndryshe. Mendimi ndryshe duhet të respektohet dhe të konsiderohet si i shenjtë, në kuptimin që as nuk duhet të cënohet dhe as nuk duhet të preket.
Për gjysmë shekulli vuajtëm unifikimin e mendimit. Për gjysmë shekulli iu mbyll goja një kombi dhe mendimi ndryshe apo mendimi kundër provokonte ekzekutimin e një jete.
Debatet e zhvilluara nëpër rrjete sociale, të japin mundësi të identifikosh kulturën e debatit në shoqërinë tonë. Me keqardhje më duhet të pohoj se si shoqëri kemi kulturë primitive debati.
Mendimin ndryshe apo mendimin kundër e etiketojmë. Argumenti nuk përballet me argument, por me akuzë ose fyerje.
Larmi fyerjesh dhe akuzash shihen në debat si: Idiot, trushplarë, i shitur, i blerë; të paguan X, të paguan Y.
Pra, gjithçka mund të jetë e pranishme në debat veç argumentit logjik.
Fyerja ose akuza vjen gjithmonë kur mungon argumenti. Në mungesë të argumentit, shahet, fyhet dhe akuzohet individi që nuk ka të njëjtin mendim me ne…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU