Kam lanë dhjetë palë
kam lanë dhjetë palë këpucë në shtëpi
bashkë me to edhe historitë
rrugët e kohët shkelun me to.
Vjen një kohë që të gjithë lajmë
këpucët dhe shtëpinë
historitë dhe kohët
vetet dhe njerëzit.
Çdo njëri ka të drejtën me rilindë kur don.
Hana
e njajtë përtej oqeanit e njajtë mbi oqean e njajtë edhe përtej xhamit
këtu po e njajta hanë.
Edhe njeriu asht si hana
nga syni i tjetrit gjithmonë i njajtë
dhe brenda ciklit të transformimit ai ndërron shpirtin e ruen lëkurën
duart që kanë kujtimet.
Njeriu asht kopësht
njeriu asht pemë me sy
qytet që shembet dhe digjet
qytet që përmallet në këpucët e palueme bashkë me rrugët në shtëpi
Jemi shtëpi mbushun me këpucë të lanuna nga koha në kohë
ndonjëherë