Elsa Lila: Ja kush ma këndoi këngën “Qan lulja për lulen” kur isha fëmijë

Këngëtarja e njohur, Elsa Lila është shumë aktive, që nga momenti që hapi profilin e saj në Instagram.

Së fundmi, ajo ka ndarë një pjesë të këngës “Qan lulja për lulen”, të cilën e ka kënduar në një koncert në Romë.

Elsa thotë se këtë këngë ia ka kënduar gjyshi kur ishte e vogël. Artistja i falënderon të gjithë fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur në këto momente plot dhimbje.

’Qan lulja për lulen’, live në një koncert timin në Romë! Faleminderit nga zemra plot dhimbje që më keni dhënë mbështetje dhe dashuri!!! Kjo është një këngë tradicionale që më ka kënduar gjyshi kur kam qenë e vogël. Uroj të gjithëve një ditë të mrekullueshme, ashtu siç meritoni të keni gjithë jetën!”, ka shkruar Elsa krahas videos, transmeton ‘javanews’.

Kujtojmë se këngëtarja do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH.


Lexo edhe:

NGA FIFI E ELSA LILA TE ROVENA DILO E MANJOLA NALLBANI, JA LISTA E 26 KËNGËTARËVE TË FESTIVALIT TË RTSH-SË

Ashtu si në çdo fundvit, edhe këtë herë do të zhvillohet Festivali i Këngës në RTSH, edicioni 61. Ky festival konsiderohet si evenimenti më i rëndësishëm muzikor i vitit.

Tashmë dihet që fituesi i këtij festivali përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion që është eventi më i madh muzikor i vitit në Evropë.

Por kush do jenë konkurrentët e këtij sezoni? Eurovizion Albania ka zbuluar listën me 26 këngëtarët pjesëmarrës dhe titujt e këngëve të tyre…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU