Me këngë të reja dhe rikthim të sukseseve të viteve të para Elsa Lila rikthehet në skenën e kryeqytetit. Së bashku me të do të jetë edhe Pirro Çako si dhe instumentistë italianë.
E emocionuar dhe në krah të kompozitorit italian, Enrico Melozzi, këngëtarja Elsa Lila ndau detajet për koncertin e parë recital që do të realizojë në Tiranë.
“Finalmente Elsa”, do të realizohet në skenën e Pallatit të Kongreseve, pikërisht aty ku, siç thotë ajo, nisi karrierën e saj artistike.
Në skenë do të ngjitet së bashku me instrumentistët italianë.
“Në skenë do jetë një band e jashtëzakonshme, me muzikantë që kanë ardhur nga Italia”, tha Elsa Lila.
Pjesë e skenës do të jetë dhe artisti Pirro Çako që do të ndajnë me publikun këngën “Diferenca je ti”
“Do jetë i ftuar Pirro Çako pasi kënga ‘Diferenca je ti’ është shumë e dashur për publikun”, tha Elsa Lila.
Një tjetër sfidë në Shqipëri, Lila do të ketë edhe ne festivalin e 62-të.
“Vendosa të marr pjesë sërish në Festivalin e Këngës”, tha Elsa Lila.
Ajo prej vitesh jeton në Itali ku veç sukseseve ka hasur dhe tronditje të forta. Vitin e shkuar policia e shoqëroi së bashku me disa të akuzuar për trafik droge.
Pas verifikimeve ajo rezultoi e papërfshirë dhe pa lidhje me autorët, ndërsa e ka cilësuar ngjarjen më të rëndë të jetës dhe historinë më absurde./oranews
ObserverKult
Lexo edhe:
EKZEKUTIMI I NËNËS SË SAJ NË VITIN ’97, SI NDODHI NGJARJA E RËNDË QË ELSA LILA E VUAJTI GJITHË JETËN
Me zërin brilant, thjeshtësinë e butësinë e saj, Elsa Lila e magjepsi publikun shqiptar që në momentin kur u ngjit në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, ku në vitin 1996 fitoi me këngën “Pyes lotin”.
Më pas u largua drejt Italisë, ku edhe atje vijoi karrierën në muzikë, duke marrë pjesë në Sanremo. Kohë më parë, nga përtej detit mbërriti lajmi i arrestimit të saj, i cili më shumë ndoshta se indinjatë, ka shkaktuar keqardhje.
Keqardhje për një jetë plot tallaze të kësaj këngëtareje të bukur e të talentuar, e cila po rriste
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult