Elton Deda kujton të atin e ndjerë: Më mirë që nuk jeton babush, se do lemeriseshe sot me artin shqiptar

Kompozitori i madh Ferdinand Deda kishte ditën e lindjes javën e kaluar. Ai është ndarë nga jeta para disa vitesh.

Djali i tij, këngëtari i njohur Elton Deda, e ka kujtuar atë me një status të shkurtër, por domethënës.

“Babi sot do bënte 82! Me këtë kalbësirë shoqëri dhe morali në këtë botë, kam përshtypjen që është shumë më mirë atje ku është. Të duam fort babush”, shkruan Elton Deda.

Ai i referohet shfaqjeve të fundit në Shqipëri, si Big Brother dhe Përputhen, që kanë pushtuar ekranet dhe shtëpitë shqiptare.

Në kohën e Ferdinand Dedës ishte ndryshe, pasi ngjarja kryesore kulturore ishte Festivali i RTSH apo teatri.

Që sot, për fatin e keq, nuk i ndjek më njeri, pasi dhe cilësia ka rënë.

Ndaj dhe Elton Deda i shkruan të atit se është më mirë atje ku është./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

ELTON DEDA: QEVERIA DUHET TË NA DËGJOJË, TA GJEJMË NJË ZGJIDHJE

Afro 8 muaj pa ushtruar aktivitetin e tyre, pa mbështetje financiare dhe mbi të gjitha të paqartë mbi detyrimet ligjore që duhet të kryejnë për t’u njohur si artistë të pavarur.

Muzikantët e “live”-it, pas aktit normativ të fillimtetorit që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, “lounge bar”-eve dhe muzikës pas orës 20:00, janë lënë pa një rrugëzgjidhje, përballë detyrimeve tatimore e jetësore që nuk presin.

Disa prej tyre, ndonëse kanë paguar taksat përkatëse mbi fitimin, përsëri nuk kanë pasur asnjë lloj rimbursimi gjatë kësaj periudhe që kanë ndërprerë aktivitetin muzikor.

Në një situatë të tillë, “Panorama” kontaktoi me muzikantin Elton Deda, i cili shprehet se akti normativ duhet të përfshijë konsultat me grupet e interesit, çka nuk është bërë deri më tani. Për këtë ai kërkon që qeveria të dëgjojë shqetësimet e këtij komuniteti për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Të gatshëm për të paguar të gjitha detyrimet ligjore dhe për t’iu nënshtruar kontrolleve tatimore përkatëse, Deda propozon një takim me ministren e Kulturës, Elva Margariti, për të gjetur një rregullim ligjor afatgjatë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult